“U skandalizuam për sulmin ndaj Berishës”, reagon ambasada amerikane

120
Sigal

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Tiranë është shprehur se janë skandalizuar për sulmin fizik ndaj Sali Berishës.

“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotesisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, u shpreh ai.

NGJARJA: 

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.

31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.

Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi.

Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Berisha ka akuzuar Ramën për ngjarjen.