U paguan 4 vite me 500 euro në muaj, pa vajtur një ditë në punë

173

Skandali/ 46 anëtar të Këshillit Kombëtar të Integrimit që kishin për detyrë të na fusnin në Europë janë paguar nga 500 euro në muaj, ose 1 miliard lekë për 4 vite duke mos marrë pjesë në asnji mbledhje dhe duke na lënë jashtë BE dhe izoluar me Perëndimin.

Ç’integruesit e politikës dhe “ushtarët” e tyre drejtues të OJF-ve nuk mundën të hapin negociatat; ndërsa para 4 muajve u krijua një tjetër Këshill Negociator, me 19 drejtues e 118 zyrtarë nga çdo ministri, të cilët paguhen me paga ministri e drejtori, për të menaxhuar kushtet e hapjes së negociatave. Nuk ngopen me postet, dietat e shpërblimet që paguhen nga buxheti i shtetit, por krijojnë dhe llokma shtesë mbi pagat, pa bërë asnjë lloj pune, veç regjistrojnë emrat në lista forumesh e këshillash, duke përzgjedhur e emëruar njeri-tjetrin. Kështu ka ndodhur me Këshillin Kombëtar të Integrimit, krijuar me me Ligjin nr.15/2015, i përbërë nga 46 politikanë dhe përfaqësues të institucioneve publike, të medias, Akademisë së Shkencave, drejtësisë, sindikatave, arsimit e biznesit. Sipas detyrës, këta u zotuan se në muajin tetor 2016, do garantonin hapjen e negociatave me BE, por kjo nuk ndodhi, sepse për shkak të qeverisjes së korruptuar të “Rilindjes” KiE i shtoi kushtet. Çudi është fakti, se në 4 vite ekzitencë në bordero, ky Këshill Integrimi nuk u mblodh asnjëherë, mbasi palët nuk shkonin në takimet sipas kalendarit të miratuar me ligj; ngaqë palët politike  sajonin konflikte politike, madje dhe zëvendësimi Adriatik Llallës me Arta Markun dhe Avokatja e Popullit, u bë duke ndryshuar emrat në listë. Por megjithëse nuk bënë asnjë mbledhje, të 46 anëtarët e Këshillit të Integrimit, u paguan nga 500 Euro në muaj, deri më 31 dhjetor 2019; shtesë mbi pagat mujore që merrin në parlament, qeveri dhe ku ishin me detyra.  Në muajin qershor 2020, Edi Rama e shpërndau këtë këshill hije; dhe krijoji Këshillin Negociator me BE; ku paguhen 19 drejtues me paga ministri dhe 118 zyrtarë me paga “Drejtor rajonal”; por që përsëri janë zyrtarë shteti e drejtues të OJF-ve.

 

Çudi është fakti, se në 4 vite ekzitencë në bordero, ky Këshill Integrimi nuk u mblodh asnjëherë, mbasi palët nuk shkonin në takimet sipas kalendarit të miratuar me ligj

Në muajin qershor 2020, Edi Rama krijoji Këshillin Negociator me BE; ku paguhen 19 drejtues me paga ministri dhe 118 zyrtarë me paga “Drejtor rajonal”; por që përsëri janë zyrtarë shteti e drejtues të OJF-ve