Vazhdon aksioni i IKMT: Do prishë 254 ndërtime pa leje në bregdet

279
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Para zgjedhjeve të 25 prillit, Artan Lame drejtori iASHK-së, (ose ish -ALUIZN-i) pohoi se pas zgjedhjeve parlamentare, do të ndërmerret një aksion kombëtar për të prishur të gjitha ndërtimet pa leje, kudo që janë. Drejtori Artan Lame, “u shpjegua” qartë, se para zgjedhjeve, do t’u thuhet të interesuarve, se ndërtimet pa leje, do t’u legalizohen, me qëllim, për t’i joshur, që ata të votojnë partinë që qeveris, domethënë ‘Rilindjen’ Socialiste, e pas zgjedhjeve, menjëherë, do të fillojë prishja e tyre. Dhe, qeveria e ‘Rilindjes’, që gjithnjë  “e mban fjalën”, menjëherë, pas 25 prillit, pasi u mori votën shqiptarëve, filloi nga prishja e të gjitha ndërtimeve pa leje, duke filluar nga Bregdeti. Jo pa qëllim.

Së pari, qeveria, me justifikimin e “pastrimit” të Bregdetit nga ndërtimet pa leje, kërkon që të lirojë tokë për ndërtimet e resortëve të oligarkëve, apo të krijojë çdo lehtësi për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, në shërbim të resorteve që oligarkët kanë ndërtuar në Bregdet. Deri në fund të muajit qershor 254 ndërtime pa leje, nga Velipoja në Ksamil, priten që të rrafshohen nga fadromat e IKMT, kjo në kuadër të aksionit ‘Bregdeti ynë’ e nisur para pak ditësh nga qeveria. Qytetarët kanë 10 ditë afat pasi nuk do të ketë tolerime.  Ndërsa pas muajit qershor, IKMT do të fokusohet në zonat e banuara dhe në fshatrat turistike edhe në zonat malore. Jo vetëm qytetarët, por edhe bashkitë e vendit kanë kryer krime mjedisore. IKMT ka gjobitur 5 të tilla. Ndryshe nga herët e tjera, të gjitha inertet do të mblidhen nga institucionet shtetërore, kjo për shkak të sezonit turistik.