U la i lirë, momenti kur Vangjush Dako del nga burgu dhe takohet me familjarët

16
Sigal

Pak orë pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, autoritetet e kanë ekzekutuar atë duke e nxjerrë nga qelia dhe duke e dërguar në shtëpi ku do të qëndrojë nën masën e “arrestit” shtëpiak.

Në pamje duket një automjet policie që e transporton sipas procedurave nga qelitë e burgut të Durrësit drejt shtëpisë së tij. Pasi furgoni ka dalë nga ambientet e burgut, shihet Dako duke takuar familjarët.

Vendimi për lirimin e tij nga qelitë u mor sot nga GJKKO, për shkak të afateve të paraburgimit. Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.