“U kapën në flagrancë duke blerë vota”, Kandidati i LSI, Hajri Laçi: U kapën 7 mln lekë. Ja kush është zyrtari i PS që ble vota

296
Sigal

Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Dibrës, Hajri Laçi ka zbuluar të tjera detaje për makinën e bllokuar ditën e sotme në Maqellarë.

Laçi deklaron se brenda në makinë janë gjetur 7 milionë lekë, ndërsa makina i përkiste Denis Xholit, Drejtori i Prokurorimeve Publike në Bashkinë Bulqizë. “Është gjetur një listë me emra. Disa lista janë grisur. 7 milionë lekë u gjeten. Janë mbyllur të gjitha veprimet dhe mjeti së bashku me personat që ishin në makinë po shoqërohen në Polici. Mjeti është në pronësi të Denis Xholi. Drejtori i Prokurorimeve Publike në Bashkinë Bulqizë”, u shpreh ai.

Makina u ndalua ditën e sotme nga mbështetësit e PD dhe LSI, të cilët nuk kanë lejuar largimin e personave brenda në makinë pa ardhur policia. Në prezencën e Policisë, shoferi dhe pasagjeri janë kontrolluar nga simpatizantët e opozitës për prova që ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti. Pasi i kontrolluan, ata lejuan policinë që t’i shoqëronte dy personat që ishin brenda në makinë, por makinën nuk kanë lejuar ta heqin që aty pa ardhur prokuroria dhe policia.

Edhe tashmë që po kryhet mbledhja e provave, simpatizantët e opozitës nuk janë larguar për asnjë moment nga vendngjarja për të mos lejuar fshehjen e provave.