“U kapën me presh në duar”- Vasili: KLGJ dhe KLP i nxorën bojën Kuvendit

254
Sigal

Pasi Kuvendi i Shqipërisë u tërhoq nga vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLGJ-së dhe KLP-së në muajin shkurt, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se Parlamenti është kthyer në “zorrën qorre” të qeverisë.

Sipas tij, edhe më budallai e di që mandati fillon kur konstituohet Këshilli përkatës, njësoj si mandati i deputetit që fillon kur betohet në Kuvend dhe jo kur bëhen zgjedhjet.

Reagimi i plotë:

Parlamenti i kapur dhe gdhë, u kap me presh ne dore per vakancat e KLGJ dhe KLP !!

Parlamenti i katandisur ne zorren qorre te qeverise dha nje prove tjeter te shemtuar te kapjes, por edhe te nje niveli mizerabel funksionimi.

Kuvendi shpalli 4 vende vakante perkatesisht dy per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe dy per Keshillin e Larte te Prokurorise.

Kuvendi i shpalli me nxitim te madh duke pretenduar se gjoja koha e mandatit ketyre anetareve u fillonte diten kur ishin miratuar ne Kuvend

Edhe me budallai e di qe mandati fillon kur konstituohet Keshilli perkates ashtu sikurse mandati i deputeteve quhet i filluar jo kur behen zgjedhjet, por kur deputetet betohen ne Kuvend.

Rrembimi per ti zgjedhur e kapur sa me pare me kete Kuvend me nje parti, i shtyu te sillen si kokegdhë te vertete.

KLGJ dhe KLP i nxoren bojen Kuvendit, qe u detyrua te terhiqet.

Qesharake eshte kur sheh ca te huaj, qe kane folur per kete kuvend, besoj se jane skuqur e turperuar, kur shikojne keta sharlatane, qe kane zaptuar parlamentin si nje bande hajdutesh politikë.