U kallëzua nga PD, nisin hetimet ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi

215
Sigal

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Kjo lëvizjve vjen pas kallëzimit të Partisë Demokratike që e akuzon Bufin për punësime të paligjshme në kohën e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Njoftimin për nisjen e hetimeve e ka bërë dega e PD-së në Roskovec, që ka publikuar dokumentin e prokurorisë.

Kallëzimi nga ana e selisë blu është bërë në 7 prill, rreth dy javë para zgjedhjeve.