Ish-deputetidhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se Rilindja dhe Edi Rama janë identifikuar si grabitës të votës dhe për shkak të tyre, ne na janë shtuar 3 kushte shtesë për integrimin. Sipas tij, ndërkombëtarët patën rol të rëndësishëm në Reformën Zgjedhore, pasi raporti i tyre me Ramën është kompromentuar.
“Rilindja dhe Edi Rama janë identifikuar si grabitës të votës dhe për shkak të tyre, ne na janë shtuar 3 kushte shtesë. Në 2016 kur kemi marrë rekomandimin e parë, kemi pasur 5 kushte, ndërkohë për shkak të Edi Ramës, votimet e 2017 dhe 2019, u shtuan 3 kushtet shumë të rënda.