”U djeg xhani për studentët”, Rama sulmon PD-në pas gjuajtjes me vezë

719
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me atë që ndodhi në seancën e sotme në Kuvend, teksa ka sulmuar opozitën, pas gjuajtes së tij me vezë.

“U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë. Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë”, shkruan Rama në reagimin e dytë pas seancës.

Më herët numri 1 i qeverisë shkruante: Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve.