Tym e flakë: Paloka i përgjigjet Ramës për listat dhe sistemin

267
Sigal

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit iu drejtua Partisë Demokratike që ta marrë me qetësi procesin për Reformën Zgjedhore “dhe t’i lërë sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që e kanë çuar vetëm nga humbja në humbje.” Duke publikuar disa foto nga protestat e opozitës Paloka shprehet se “nuk ka vijë të kuqe që do ta ndalë popullin të marrë në dorë fatet e tij.”

Postimi i plotë:

Tani që Rama po kërkon të kalojë çdo kufi vetëm për të mbrojtur pasurinë dhe pushtetin e tij personal, nuk mund të ketë më “vija të kuqe” që ta ndalin popullin të marrë në dorë fatet e tij… Kjo është e qartë sot për këdo, shqiptarë apo ndërkombëtar!