Tushaj: Jemi drejtimi i duhur, dimë të hartojmë projektet që i duhen të gjitha zonave

417
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, z.Viktor Tushaj ishoqëruar dhe nga deputeti i qarkut, z. Arben Ndoka u takua me banorë të fshatit Kotërr në zonëne Dajçit.Gjatë bashkëbisedimit, banorët ngritën shqetësimin e certifikatave të pronësisë dhe të mungesës së infrastrukturës. Kandidati i ASHE-së, z. Viktor Tushaj premtoi zgjidhje të problemeve dhe një vëmendje më tëmadhe për zhvillimin e zonës. 
“Gjithë ajo energji e derdhur në fshatin Kotërr ka pasur nevojë për një mbështetje dhe për një vëmendje shumë më të madhe për të ndërtuar të gjitha ato çfarë i duhen Kotrranëve dhe për të mos u larguar. Unë jam i bindur se autoriteti i kryetarit të ardhshëm të bashkisë do të jetë një autoritet shumë më i madh për të zgjidhur konfliktet e titujve të pronësisë, gjë që nuk duhet tëvazhdojnë më. Duhet të zgjidhet njëherë e mirë dhe ju garantoj se autoriteti i kryetarit tëbashkisë, por edhe mekanizmat që do të ketë nesër bashkia e ardhshme, absolutisht duhet të jenëtë mjaftueshme për të zgjidhur çdo lloj konflikti”, tha Tushaj.
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane deklaroi se do të kualifikohen të gjitha qendrat e fshatrave të cilët do të funksionojnë si qendrave komunitare. “Ne jemi drejtimi i duhur sepse dimë të hartojmë projektet e duhura që i duhen të gjitha zonave.Dimë të hartojmë projekte me standarde të larta. Ne do të bëjmë të mundur kualifikimin e tëgjitha qendrave të fshatrave tona të cilët të funksionojnë si qendrave komunitare. Ju garantojmë se do të dimë të trokasim në dyert e duhura, do të dimë të marrim mbështetjen e duhur, investimet e duhura, për t’i siguruar Kotrrit, njësisë administrative të Dajçit, por edhe gjithëBashkisë së Lezhës një zhvillim ekonomik të garantuar”, tha Tushaj.
Sigal