Tubimi para kryeministrisë, Basha: Aleancë Kombëtare Kundër Drogës

443
Sigal

TIRANE – Lideri demokrat Lulzim Basha njoftoi sot publikisht ngritjen e një Aleance Kombëtare Kundër Drogës, e cila do të kryesojë protestën që opozita do të mbajë më 23 Maj para kryeministrisë kundër trafikut të drogës në vend. 3 ditë para protestës së të premtes, kryetari i PD Basha mblodhi kolicionin opozitar, ndërsa pas mbledhje njoftoi se u konkludua në një mendje për ngritjen dhe institucionalizimin e Aleancës Kombëtare kundër Drogës. Por kryeopozitari nuk dha detaje se si do të funksionojë kjo aleancë dhe nga kush do të drejtohet. Ndërsa vijoi me akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, se është përgjegjësi i vetëm për situatën e trafikut në vend, lideri i opozitës ftoi qytetarët ti bashkohen kësaj Aleance të premten. “Rama shpenzon kohën dhe energjinë e tij duke akuzuar opozitën duke vjellë vrer dhe mllef në vend të angazhohet në luftën kundër drogës. Në emër të gjithë partive të opozitës i bëj thirrje qytetarëve t’i bashkohen Aleancës Kombëtare Kundër Drogës të premten, t’i thonë jo kartelit të drogës, ta vënë përgjegjësin para përgjegjësisë, Edi Rama në shtëpi”, përfundoi deklaratën për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha.