Tubimi i Presidentit, Basha: E mbështes. Rama bën gjithçka për pushtet

461
Sigal

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë para gazetarëve për të folur rreth takimeve të zhvilluara në kongresin e PPE dhe CDU. Basha tha se mesazhet që sjell nga këto takime janë sinjale positive për Shqipërinë. Lideri i opozitës tha se në takime ka marrë mbështetjen për Shqipërinë në rrugëtimin e saj europian. Lulzim Basha foli edhe për iniciativën e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet kushtetuese. “Iniciativa për të ndryshuar Kushtetutën do të thotë që Rama bën gjithçka për pushtet. Ne do të jemi në mbrojtje të Kushtetutës. Vonesat për ngritjen e SPAK dhe BKH-së janë shkaktuar nga Rama”. Lideri i Partisë Demokratike, tha se do të jetë në mbështetje të presidentit në tubimin që Presidenti Ilir Meta do të mbajë me datë 8 dhjetor.