Trump në Uashington, gati për inaugurimin

512
Presidenti i zgjedhur Donald Trump arriti në Uashington ditën e sotme, një ditë para se të bëjë betimin si shefi i 45-të ekzekutiv i vendit me një ceremoni tradicionale në shkallët e Kapitolit. “Rrugëtimi po fillon dhe unë do të punoj dhe luftoj shumë për ta bërë këtë një udhëtim madhështor për popullin amerikan”, tha zoti Trump në një koment në Twitter. “Nuk kam asnjë dyshim se së bashku, ne do ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore”, – tha ai, duke përmendur parrullën e njohur të fushatës. Sekretari i ri i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha se presidenti i zgjedhur po vazhdon t’i bëjë redaktime dhe ndryshime fjalimit të inaugurimit. Ai tha se do të jetë “shumë personal, do të jetë vizioni i tij për Amerikën.” Spicer tha fjalimi i zotit Trump do të përshkruajë “sfidat me të cilat përballemi”; do të jetë një deklaratë filozofike se në ç’drejtim dëshiron ai të ecë qeverisja amerikane, por jo një agjendë legjislative. Zëdhënësi tha se gjatë disa ditëve të ardhshme, duke përfshirë edhe të premten, zoti Trump do të nënshkruajë urdhra ekzekutive, për të vënë në zbatim një program ndryshimesh reale por është ende duke punuar për këtë qëllim. Ai mund të përmbysë menjëherë disa dekrete të presidentit në largim Barack Obama, me të cilat nuk është dakord. Zëvendës Presidenti i zgjedhur Mike Pence tha se ai dhe zoti Trump do të jenë “gati për t’i shërbyer popullit amerikan qysh ditën e parë.”
CEREMONITË E INAUGURIMIT NË UASHINGTON
Në 20 janar Donald Trump betohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Ngjarjet me rastin e inagurimit të tij shtrihen në tre ditë duke filluar nga e enjtja pasdite.
Presidenti dhe nënpresidenti i zgjedhur, Mike Pence do të vendosin sot kurora me lule në Varrezat Kombëtare në Arlington, atje ku ndodhen trupat e 400 mijë veteranëve të ushtrisë dhe familiarëve të tyre.
Presidenti i zgjedhur pritet të mbajë dhe një fjalim pranë memorialit të presidentit Lincoln. Aty do të mbahen edhe disa shfaqje muzikore nga këngëtari i muzikës country Toby Keith dhe Lee Greenwood si dhe banda e muzikës rock “3 Doors Down”.
Të enjten në mbrëmje zoti Trump dhe zoti Pence pritet të marrin pjesë në një darkë zyrtare me donatorë të fushatës.
E premtja është dita e tranzicionit të pushtetit nga presidenti Barak Obama tek Donald Trump.
Ceremonia e inagurimit nis me pjesmarrjen në kishë të presidentit të zgjedhur dhe bashkëshortes së tij Melania Trump, më pas ata do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin Obama dhe zonjën e parë Michele, një traditë kjo shumë vjeçare e inagurimeve.
Pas kësaj presidenti në largim dhe ai në ardhje, do të shkojnë bashkë në Kapitol, për ceremoninë e inagurimit. Fillimisht do të betohet nënpresidenti i zgjedhur Mike Pence dhe në mesditë Donald Trump do të jetë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Betimi i tij do të drejtohet nga kryetari i gjykatës së lartë John Roberts. Zoti Trump ka njoftuar se do të përdorë Biblën e familjes së tij dhe atë të presidentit Lincoln, të cilën presidenti Obama e përdori në të dy inagurimet e tij. Pas betimit presidenti i ri mban një fjalim. Në historinë amerikane të inagurimeve disa fjalime kanë qenë të shkurtra me shumë pak fjalë ndërsa më fjalimi më i gjatë ka qënë me 8400 fjalë. Fjalimi i presidentit Obama llogaritet të ishte nga 2100 në 2400 fjalë.
Ceremonia në Capitol mbyllet me largimin e presidentit Obama dhe më pas presidenti i ri dhe nënpresidenti marrin pjesë në drekën zytare të organizuar nga komisioni i përbashkët që organizon ceremoninë e inagurimit.
Pas kësaj zoti Trump dhe Pence do të ndjekin nga Shtëpia e Bardhë paradën që do të mbahet në bulevardin Pennsylvania.
Të premten në mbrëmje presidenti Trump do të marrë pjesë në ballot tradicionale të inagurimeve. Një ditë pas inagurimit, ceremonia e fundit me rastin e inagurimit do të jetë mëngjesi kombëtar i lutjeve në katedralen kombëtare të Uashingtonit.

Sigal