Tronditet Reali para ndeshjes me Liverpool, lojtari kyç infektohet nga Covid, humb dhe El Clasico

174
Sigal

Real Madrid do të duhet të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e parë të çerekfinales së tyre të Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje pa Raphael Varane, i cili ka dalë pozitiv për COVID-19.

Duke qenë se Sergio Ramos është tashmë i dëmtuar, kjo është një dhimbje koke e mëtejshme për Zinedine Zidane.

Varane, i cili tashmë po izolon dhe po zbaton masat e nevojshme shëndetësore, do të jetë gjithashtu i padisponueshëm për Clasico të Shtunën kundër Barcelona në Estadio Alfredo Di Stefano dhe ndeshjen e dytë kundër Liverpool në Anfield të Mërkurën, 14 Prill.