Tritan Shehu: “Urime” Rames si zedhenes i projektit te Vucic “Ballkan i hapur” per krijimin e “Jugosllavise se Re”

280
“Urime” Rames per duartrokitjet e gjata qe mori dje ne Parlamentin Serbise si zedhenes i projektit te Vucic “Ballkan i hapur” per krijimin e “Jugosllavise se Re”.
Nuk i merr as ne Prishtine, as ne Podgorice, as ne Sarajeve e tashti as ne Shkup ato ovacione.
Ndersa Rama dje bente avokatine e atij projekti, edhe Vucici vete e kishte lene ne vetmi duke marre rrugen per ne Moske.
Mbeshtes mareveshjen IPA, Procesin e Berlinit, mareveshje te Brukselit, kontrolluar, financuar e garantuar nga ai, me te barabarte te gjithe ne, edhe Kosoven.
Keto jane te kunderta nga Projekti i Vucic per “Ballkanin e Hapur” , qe na degdisin ne Lindje dhe krijojne hegjemonizmin serb ne Rajon.
Ky projekt nuk ka mbeshtetjen e BE, as te vendeve antare.
Nuk mbeshtetet as nga ShBA, qe qartesisht mbeshtesin ato projekte qe i bashkojne te gjitha vendet e Rajonit, ndersa ky “Ballkan i hapur” po i ndan edhe me shume.
Kjo Qeveri vecse krijon keshtu konfuzion edhe te partneret duke u bere tellall i projekteve te Serbise, firmetare edhe e Unionit EuroAzian te Rusise.
Ne duhet te koncentrohemi te projektet Komunitare, ndryshe rrezikohemi te na perseriten tragjedite historike te te kaluares, largimi nga Europa e Perendimi gjate pushtimeve otomane e komuniste.
Ne duhet te plotesojme standartet europiane nepermjet projekteve europiane per tu zhvilluar e integruar.
Integrimi eshte nje proces individual.
Integrimin tone nuk ka pse ta ngaterrojme me problemet e MV me Bullgarine.
Akoma me e rrezikeshme eshte te lidhim qellimisht integrimin tone europian me ate te Serbise, qe ka nje kembe e gjysem ne Moske.
Sigal