Tritan Shehu: PS u ka premtuar atyre që do t’i jepnin votën se do tu lejojë kultivimin e drogës

196
Sigal

Në një prononcim në një nga televizionet kombëtare, deputeti i dalë nga 25 prilli, Tritan Shehu u shpreh se nuk duhet  vendosur fokusi te kritikat ndaj lidershipit të PD-së, por te shkeljet e rënda të procesit zgjedhor.

Sipas Shehut, duhen lënë pas emocionet dhe mllefet personale të kolegëve që janë më të nxehur më shumë me PD-në se sa me deformimin që i bëri demokracisë ky kryeministër.

“Unë kam një vërejtje për kolegët kritikë, pasi duhet të fokusohemi te procesi zgjedhor dhe problemet që dolën. Kështu do të dalin shkeljet e rënda të votës dhe demokracisë. Ky është elementi ku duhet të fokusohemi të gjithë. Faktet janë të shumta dhe tronditëse. Të dalim nga emocionet dhe mllefet personale që unë i konstatoj në disa kolegë që janë më të nxehur me PD-në se sa me deformimin që i bëri demokracisë ky kryeministër.”

Shehu theksoi se dosje për krimet zgjedhore po përgatiten në shumë qytete dhe do të dëshmojë shkeljet e bëra jashtë standardeve evropiane dhe deri te keqpërdorimi i institucioneve e administratës dhe pagesave.

Institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë duhen sqaruar për ato që ndodhën në procesin zgjedhor. Unë jam në Gjirokastër dhe po përgatisim një dosje me deformimet e këtij procesi për t’ia çuar qendrës. Dosje të tilla po përgatiten në shumë qytete dhe do të dëshmojnë shkeljet e bëra jashtë standardeve evropiane dhe deri te keqpërdorimi i institucioneve e administratës dhe pagesave publike. Ka pasur premtime që u është lejuar kultivimi i drogës që të votojnë mazhorancën.”