Tritan Shehu: PD dhe Basha kontribuesit kryesorë

619
Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka përshëndetur arritjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi, ndërsa thekson se një meritë të veçantë për këtë reformë gjithëpërfshirëse ka PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha. “PD dhe z.Basha me pjekuri, guxim e qartësi arritën që në të gjithë këtë proces të Reformës në Drejtesi, të ishin kontribuesit kryesore të një dokumenti të mirë, të dobishëm dhe afatgjatë.
Të kujtojmë se Reforma në Drejtësi filloi me ligjin e dekriminalizimit dhe vazhdoi me tej në një rrugëtim jo të lehte për draftet ligjore. Pa dyshim duhet të falenderojmë për këtë proces të derimësotëm edhe partnerët tanë kryesore, BE dhe SHBA. Dhe më tej, mbas miratimit në Kuvend, do të filloje procesi më i vështirë, ai i implemetimit. PD do të vazhdojë të ecë në rrugën pozitive, për të qenë determinuese dhe në atë proces, ashtu siç ishte deri më sot. 
Shpresoj që në muajt që vijnë, në miratimin e akteve të tjera ligjore, në konkretizimin e tyre në terren, politika jonë të dallohet nga një seriozitet, vullnet e transparencë, gjë që fatkeqësisht nuk u konstatua nga të gjithë deri më sot, qoftë kjo edhe për implementimin e Ligjit të Dekriminalizimit. Zhvillimet e deri tanishme treguan se për këtë do të jetë e nevojshme për rikonfigurime të formulave qeverisëse në vend, pikërisht për ta bërë atë proces sa me gjithëpërfshirës e të besueshëm”.
Sigal