Tritan Shehu: 25 prilli është thelbësor për t’i nxjerrë qytetarët nga kjo katastrofë

128
Sigal

I ftuar sot në një emision televiziv, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shprehur se PD dhe opozita do të fitojnë në Qarkun e Gjirokastrës.

Shehu shprehet se, Qarku i Gjirokastrës është diskriminuar në këto 8 vite të “regjimit Rilindas” dhe se pas 25 prilli Gjirokastra do të rimarrë vlerat e saj dhe institucionet që i janë larguar.

Fjala e plotë e Tritan Shehut :

PD dhe opozita do te fitojne ne Qarkun e Gjirokastres.
Qarku i Gjirokastres i diskriminuar per 8 vite te ketij rregjimi.
Rama nga paniku i hoqi nje deputet Qarkut duke e diskriminuar perseri.
Ky Qark mbas 25 prillit do rimare vlerat e tij, institucionet qe ja kane larguar.
Shume shpejt do te rivendoset edhe Pushteti Lokal demokratik.
Nuk ka asnje menaxhim te pandemise Covid.
Gjendja eshte krejt jashte kontrollit.
Numri i infektimeve te reja, humbjet e jetes, nder me te lartat ne Bote.
25 Prilli eshte thelbesor per perballjen edhe me pandemine e mbeshtetjen e qytetareve per t’i nxjerre nga kjo katastrofe.