Trafikimi i personave, Lu: Duhet punë në fushën e ndjekjes penale

475
Lufta kundër trafikimit të personave, një nga kriteret që Shqipëria duhet të përmbushë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE-së mblodhi në një tryezë përfaqësues të qeverisë por dhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së.
Ambasadori Donald Lu vlerësoi përparimin e bërë vitet e fundit por nënvizoi se “Mbetet ende punë për të bërë në fushën e ndjekjes penale të trafikuesve dhe në mbrojtjen e viktimave”.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara vlerësoi shumë dhe punën e drejtuesve të OJF-ve të cilët punojnë në mbrojtje të viktimave.
“Ju duhet të jeni krenar që Shqipëria ka OJQ të përkushtuara të drejtuar nga burra e gra jashtëzakonisht të guximshëm që punojnë në mbrotje të viktimave të trafikimit. Këta punonjës janë heronjë të vërtetë” – u shpreh Lu.
Konferenca kombëtare kundër trafikimit të personave u mbajt sot në Hotel Tirana në kuadër të muajit kundër trafikimit.
Sigal