Trafikanti Astrit Sufali, me Ballën në fushatë elektorale

544
Sigal

Një foto ekskluzive e publikuar nga Syri Tv, tregon Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, i cili po bën fushatë në Peqin me Astrit Sufali, Sufali është një trafikant vrasës i kërkuar në Itali për vrasje dhe qe mbrohet nga drejtesia shqiptare. Sufali njihet si një nga të fortët e Elbasanit. Ai ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje në vitin 2012 në Breshia të Italisë. Sufali u arrestua në vitin 2017 në Peqin, me qëllim ekstradimin e tij në Italia. Operacioni për kapjen e tij në 2017 zgjati një muaj dhe në të mori pjesë edhe RENEA. Por çuditërisht Sufali u la në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu,  duke lëvizur i lirë. Ndërkohë, që Sufali jo vetëm nuk u ekstradua, por vazhdoi të bëjë jetën e tij i lire, duke kërcënuar dhe goditur policinë. Ndërsa dje u shfaq me Taulant Ballën, në një kohë kur ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që politika të qëndrojë larg krimit në këto zgjedhje.