Toska bashkëbisedim me banorët e Banjës: Më shumë punësim dhe investime për këtë zonë

656
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”,për bashkinë e Cërrik Altin Toska, i shoqëruar nga Koordinatori i Fushatës, Dashamir Xhika si dhe personalitete të tjera të së majtës,ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e fshatit Banjë. I njohur dhe më parë me problematikat e këtij fshati përsa I përket punësimit si dhe infrastrukturës rrugore dhe asaj bujqësore,kandidati Toska premtoi se Bashkia e re do të ofrojë punësim për banorët, nëpërmjet bashkëpunimet më firma të huaja, ku parashikohen hapje të vendeve të reja të punës. 
Ai u shpreh se premton një infrastrukturë rrugore e bujqësore të një modeli Europian, falë edhe mbështetjes së Qeverisë, do të marrë jetë projekti : Elbasan – Banjë, Gostimë – Mollas, si dhe Cërrik- Papërr , të cilat do të lehtësojnë dhe përmirësojnë qarkullimin, si dhe shkurtojnë distancat. 

Më shumë hapësira publike me gjelbërim ,një sistem të rregullt shpërndarjeje uji të pijshëm, kanalizime me standarde dhe një mirëmenaxhim tërësor të zonës. Investime të rëndësishme do të ketë në bujqësi ,në sistemin e grumbullimit dhe të përpunimit të bujqesisë e blegtorisë. Restaurim të kanaleve kullues dhe vaditës.
Sigal