Topi: Erioni lider i profilit evropian, Veliaj: Tirana qyteti ku do shërbehet me dinjitet

575
Pas 21 qershorit, motoja jonë për Tiranën do të jetë një qytet ku u shërbejmë të gjithëve me integritet, dinjitet dhe respekt. Kështu u shpreh kandidati i Aleancës për Shqipërinë e Europiane për Bashkinë e Tiranë, Erion Veliaj, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të Frymës së Re Demokratike. Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi dhe mbështetja me FRD-në, duke nënvizuar se në 4 vitet e ardhshme Tirana meriton më mirë dhe më shumë.
“Miqtë e mi, ky është një qytet ku prej 4 vitesh njerëzit trajtohen si ‘ca të nënës e ca të njerkës’,dhe nëse një kryetar i ardhshëm i bashkisë do duhet të kishte një manual si duhet të jetë një kryetar i ardhshëm i bashkisë, që i bashkon dhe nuk i përçan njerëzit, mjafton të shikojë 5 vitet e punës së Presidentit Bamir Topi, se si i bashkoi dhe nuk i përçau shqiptarët. Ky është manuali më i mirë edhe për ata njerëz që pyesnin veten se si ka mundësi që ky president, ky politikan, vlerësohet pozitivisht nga 80 për qind e njerëzve. Unë kam pasur privilegjin të punoj me kolegë dhe t’i shërbej në një ministri njësoj njerëzve, siatyre që janë të majtë, si atyre që janë të djathtë. Më vjen mirë, përpara kësaj mbështetje gjigantesot nga Fryma e Re Demokratike, ne morëm një mbështetje të jashtëzakonshme nga të gjithëshoqatat e të përndjekurve politikë. Ndaj miqtë e mi, unë ju shtrij dorën sot dhe ju hap zemrën për një bashkëpunim që është për interes të qytetit. Unë nuk besoj se ka militantë të majtë apo militantë të djathtë, të cilët thonë punë e madhe që janë bërë plehrat, por vetëm të rrojë partia. Nuk besoj se ka militantë të majtë ose militantë të djathtë, të cilët thonë punë e madhe që fëmija im shkon në shkollë me dy turne,por vetëm të rrojë partia. Nuk besoj se ka fanatikë të majtë ose fanatikë të djathtë të cilët thonë,punë e madhe që nuk ka ndriçim, punë e madhe që pusetat janë hapur, punë e madhe që shitet ushqim për njeriun aty ku kalon miu nëpër tregje, por vetëm të rrojë partia. Nuk ka!”, u shpreh Veliaj.
Në fjalën e tij, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, e vlerësoi kandidatin Veliaj si një lider të ri politik, i cili ka përpara një detyrë të vështirë, por të mundshme. “Dua të vlerësoj pozicionin dhe rolin e FRD-së, që do të jetë për herë të parë pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Por, dua të vlerësoj një lider të ri politik, një njeri të artikuluar shumë mirë, një njeri të pjekur shumë mirë, një njeri me eksperiencë politike, por edhe administrative, i cili patjetër jep shumë në këtë lloj bashkëpunimi. E kam fjalën për z. Veliaj, duke i thënë që ti je lideri i profilit evropian dhe së bashku me shokë dhe kolegë, një pjesë e të cilëve do ta kesh nga FRD-ja, patjetër që sfidat për një Tiranë moderne do të jenë të realizuara”, tha Topi.
Ai tha se transformimi i Tiranës është plotësisht i mundur. “Duke ju njohur aftësinë shumë mirë,do të dëshiroja t’ju bëja një apel: Do të keni një detyrë shumë të vështirë, por totalisht të mundshme, për ta transformuar këtë kryeqytet, për ta sjellë në një model të një qyteti të jetueshëm, jo vetëm për ne, por edhe për brezat. Kështu që, projektoni të ardhmen e qytetit tonë,së bashku me këshilltarët tanë bashkiakë, për të shkuar në drejtimin, që ju me të drejtë e keni quajtur, drejtimi i duhur. Sepse drejtimi i duhur është jo vetëm rregullimi i standardeve, por vetëm me këtë drejtim mund të shkojmë dhe ta prekim Europën me dorë”, u shpreh kreu i FRD-së.
Sigal