Topalli: Zoti Rama, harroje Primin e Sistemit Zgjedhor, pasi ky është pazar për të qëndruar në pushtet

467
Një fjalim shpërthyes e drithërues mbajti mbrëmë Jozefina Topalli. Me tonin e një lidere potenciale, të një ish-kryetare parlamenti dhe të një politikane të pa akuzuar nga ansnjeri për shkelje ligji apo korrupsion, Topalli iu drejtua Kryeministrit Rama se “ Harroje Primin e Sistemit Zgjedhor ti që ke ba pazare për të qendrue në pushtet. Merru me hallet e popullit se ka shkue gjendje atje ku nuk mban ma. Shko e shif ça po ndodh me njërëzit e thjeshtë! Janë pa bukë, pa asnjë gja, pa punë dhe ti ma shumë mendon për “Primin” e sistemit zgjedhor sepse synon më ndejt prapë në pushtet vetëm. Shko në popull e prek mjerimin!”. Këto ishin një pjesë nga fjalimi i Jozefina Topallit, e cila nuk kishte dalë ndonjëherë kaq fort si lidere në parlament, pas Berishës. Siç kjo dyshe demokrate mban gjallë në selinë blu e në Kuvend pishtarin e revoltës popullore kundër Ramës dhe ministrave të tij socialist. 

Berisha dhe Topi kundër Primit në Kodin Zgjedhor
Më parë për sistemin zgjedhor me Prim kishte folur edhe ish-kryeministri Berisha që tha se nuk do ta miratojmë kurrsesi sepse zhduk si me fshesë 1/3 e votave të partive të tjera dhe i jep partisë së parë, e cila ndonëse nuk ka fituar shumicën prej 71 deputetëve, një numër deputetësh falas, diku tek 20 deputetë vetëm se ka dalë parti e parë. Kjo nuk është e drejtë tha edhe kryetari dhe ish-Presidenti Bamir Topi. Fjala e rreptë e Jozefina Topallit duke se ka ardhur edhe si përgjigje për pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën për Primin e Sistemit Zgjedhor. 

Topalli: Duhen ca vezë të tjera, protesta për të rrethuar kryeministrinë
Ndoshta do të duhen ca vezë të tjera por unë besoj se modeli i Pontes, dorëheqja e Pontes, duhet të jetë një thirrje dhe një inkurajim i madh për shqiptarët sepse një protestë e qëndrueshme, e fortë duke rrethuar kryeministrinë, pa pushkë, pa dhunë, pa gurë, do të bëjë që kryeministri të jetë vetëm një Old Prime Minister ashtu siç është një old mayer. Dhe pastaj shqiptarët duhet të mendojnë edhe njëherë. Natyrisht nuk është momenti që t’u flasës për Prim shqiptarëve sot, sepse s’kanë bukë. Nuk është ajo që kërkojnë shqiptarët Primin, se po ikin nga Shqipëria dhe vendi po braktiset. Ndaj duhet me i folur me sinqeritet shqiptarëve, me u folur me zërin e tyre, të hallit, të vuajtjes dhe të mjerimit të tyre.
Sigal