Topalli: Kali i Trojës në PD pas kutive të mbushura, demokratët e refuzuan

472
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozena Topalli ka reaguar pas fitores së Lulzim Bashës në zgjedhjet për postin e kryetarit të PD.Në një status të shkurtër në rrjetin e saj social në Facebook, Topalli shkruan se kutitë e votimit u mbushën pasi demokratët refuzuan Lulzim Bashën.“Kali i Trojës në krye të PD dhe lufta e tij për të mbushur kutitë pasi demokratët e refuzuan me përçmim”, shkruan Topalli. Lulzim Basha do të drejtojë Partinë Demokratike edhe për katër vitet e ardhshme. Nga 73 kuti, 53931 vota për Bashën, 5136 për Selamin. Basha është shpallur zyrtarisht kryetar i partisë Demokratike pasi ka fituar garën kundër Eduard Selamit, me 91% të votave.
Sigal