Tony Blair: Asnjë parti nuk kalon 49% të votave

408
Sigal

The Telegraph/ Tony Blair ka rënë dakord për të këshilluar qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, duke i hapur rrugën një marrëveshjeje me PS-në

Marrëveshja Rama- Blair mund të kushtojë miliona paund

Agjencia e njohur angleze e lajmeve “ The Telegraph”, ditën e djeshme ka publikuar një artikull në të cilën hedh dritë mbi marrëveshjen e re që është nënshkruar mes ish-kryeministrit anglez Tony Blair dhe liderit të PS-së  z. Rama mbi këshillat që mund t’i jap qeverisë së re socialiste zyra e këshillimit të zotit Blair. Më poshtë është artikulli i plotë anglez i përshtatur në shqip.

Më poshtë po japim të plotë shkrimin e gazetës angleze “Sunday Telegraph”.

Edi Rama, lideri i PS-së opozitare në vend, njoftoi javën e kaluar se zoti Blair do të veprojë si një konsulent, duke filluar muajin e ardhshëm pas zgjedhjeve, të cilat zoti Rama pritet t’i fitojë. Roli që do të luajë ish-kryeministri në këtë parti, u ra dakord në një takim në zyrën e tij në sheshin Grosvenor, në qendër të Londrës. Shqipëria shpreson t’i bashkohet BE-së dhe është e mundur që në  axhendën e zotit Blair të përfshihen këshillat se si të hyjë në këtë organizëm, edhe se si të zbatojë reformat brendshme të stilit laburist. Z. Rama është popullor në Shqipëri dhe sondazhet e tregojnë këtë, aktualisht është parashikuar se do të fitojë 49 përqind të votave kombëtare, por objektivi i tij është patjetër fitimi i zgjedhjeve. Emërimi i zotit Blair në këtë detyrë vijon edhe me marrëveshje të tjera fitimprurëse që ai ka lidhur me qeveritë në Kazakistan, Kuvajt, Brazil dhe Kolumbi.

Ai e ngriti zyrën e tij praktike të Këshillimit të Qeverive menjëherë pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2007, duke aktivizuar ish-shefin e tij të stafit z. Jonathan Pouell, dhe Alastair Campbell, ish-drejtorin e tij të komunikimit. “Sunday Telegraph” ka mësuar se marrëveshja me Shqipërinë u negociua për herë të parë në shkurt, kur Z. Campbell fluturoi për në Tiranë, për të promovuar ditarët e tij. Ai është duke i ofruar këshilla strategjike Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve më 23 qershor. Marrëveshja për të punësuar Blerin dhe ekipin e tij u njoftua javën e kaluar, pas një takimi që ndodhi mes ish-kryeministrit dhe zotit Rama, ish-kryebashkiak i Tiranës.

Z. Rama tha të martën në Twitter: “Një takim i shkëlqyer me Tony Blair. Ne ramë dakord që pas 23 qershorit, ai dhe ekipi i tij do të punojnë me ne për një qeverisje më të mirë. Fantastike!”

Partia Socialiste më pas hodhi fotografi dhe video nga takimi. Në video, zoti Blair tha: “Unë do të jem shumë i lumtur nëse ju ndihmoj juve, jam shumë i interesuar për vendin tuaj”.

Videoja jep një paraqitje të rrallë të zyrës së brendshme të Z. Blair, ku ai e ka lidhur marrëveshje biznesi me vlerë dhjetëra miliona paund, që kur ka lënë detyrën. Të dy burrat qëndrojnë përballë një pikture të stilit Impresionist, ndërsa fotografitë mbi oxhak shfaqin Z. Blair me burrështetasin më të moshuar në botë, duke përfshirë edhe Nelson Mandela. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i PS-së tha: “Me Tony Blair dhe ekipin e tij ne do të kemi në anën tonë një partner shumë të rëndësishëm, me një përvojë unike dhe me të gjitha këshillat e duhura për të ndërtuar një qeveri të suksesshme dhe për të bërë realitet Programin tonë për një Rilindje shqiptare”. Një zëdhënës i PS-së refuzoi të thoshte se sa do të paguhet zyra këshilluese (GAP)  e zotit Blair, edhe pse shifra ka të ngjarë të jetë disa milionë paund. Kontrata eGAP-it me Kazakistan, një shtet autokratik i pasur me naftë, është thënë se ka kapur shifrën 16 milion paund – edhe pse zyra e zotit Blair e kundërshton këtë shifër, duke mos dhënë megjithatë një shifër të saktë. Kontrata e GAP-it për të këshilluar qeverinë e shtetit të Sao Paulos, vlen pothuajse 4 milion paund për një vit. Z. Blair ka ngritur një rrjet kompleks kompanish për të kanalizuar paratë nga interesat e bizneseve e tij të ndryshme që pas largimit nga posti i kryeministrit.  Tarifat e fituara përmesGAP, e cila punëson disa konsulentë, administrohen nëpërmjet një kompanie të quajtur Windrush Ventures. Llogaritë e fundit të Windrush tregojnë se të ardhurat janë prej më shumë se 16 milion paund për vitin që përfundoi me 31 mars 2012 dhe fiton 3.6 milion paund neto.

Ndërsa popullariteti i zotit Blair në Britaninë e Madhe ka rënë në prag të luftës së dytë në Irak, ai konsiderohet si një hero në Shqipëri dhe në Kosovë, kur i erdhi në ndihmë shqiptarëve etnikë gjatë luftës së Kosovës kundër Jugosllavisë dhe presidentit të saj të atëhershëm, Slobodan Millosheviçit .

Është thënë se qindra fëmijë shqiptarë etnikë në Kosovë janë quajtur “Tonibler” në nder të tij.

Sipas raporteve të medias lokale, zoti Rama është takuar së pari me zotin Blair në Londër në qershor të 2010. Muajin e kaluar çifti Blair vizitoi Kosovën, ku zonja Blair bëri dhe një vizitë të tërthortë në Shqipëri, si e ftuar e z.Rezart Taçi, një manjat i naftës në Shqipëri. Ajo fluturoi në një avion privat, të paguar nga Z. Taçi, ku ajo hapi një stacion televiziv, të cilin e zotëron multi-milioneri. Z. Campbell e vizitoi Shqipërinë në muajin shkurt për të promovuar ditarët e tij politike. Në atë kohë, ai shkruajti në Tëitter: “Është shumë lagësht këtu. Për botimin e ditarëve të përkthyer në shqip”. Por mediat lokale sugjerojnë se Z. Campbell ishte gjithashtu duke ndihmuar PS-në për zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Endri Fuga, këshilltar për median në PS-në, ka thënë: “Campbell është një mik me të cilin ne shkëmbejmë këshilla. Campbell e bën këtë sepse ai beson tek e majta”.

Në shkurt të Z. Campbell tha në një intervistë televizive shqiptare: “Unë e njoh mirë Edi Ramën tashmë, dhe mund t’ju them se ai ka një program të vërtetë për ndryshim. Ai është një person i cili e kupton se çfarë kemi bërë, që nga krijimi i Partisë Laburiste të Re, e cila ishte një lëvizje e madhe strategjike. Nuk është një sekret nëse ju them se unë e dua shumë Edi Ramën”. Admirimi është qartësisht reciprok: pas takimit të javës së kaluar, PS-ja  e përshkroi Blerin si “njeriu që transformoi të majtën evropiane”. Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë, trashëgimi kjo e një sundimi prej gati 50 vjetësh nga Enver Hoxha, i cili udhëhoqi një epokë e vijës së ashpër komuniste.

Ajo ishte e vetmja parti ligjore deri në rënien e komunizmit, dhe në vitin 1991 reformoi veten si PS e qendrës së majtë.  Një tjetër anglez që ka arritur statusin e kultit në Shqipëri ishte Sir Norman Uisdom, komediani i vjetër, komeditë e të cilit ishin të vetmet filma perëndimorë që mund të transmetoheshin gjatë diktaturës së Hoxhës.  Një zëdhënës i zotit Blair tha se: “Z. Rama u takua me Tony Blair në Londër javën e kaluar. Ashtu siç dhe është raportuar në televizionet shqiptare, zoti Rama tha se, në qoftë se ai bëhet kryeministër, do të donte të merrte këshilla nga Blair se si të modernizojë qeverinë dhe të zbatojë një agjendë reformash. “Z. Blair tha se ai do të jetë i lumtur për të ndihmuar, Shqipëria dhe rajoni kanë një rëndësi të madhe për të, pasi konflikti në Kosovë ka qenë një periudhë e rëndësishme gjatë qeverisjes së tij. Kjo ishte shuma totale e diskutimit në lidhje me ndonjë punë që Z. Blair dhe ekipi i tij mund të bëjnë atje. “Gjithashtu është  raportuar me saktësi në mediat shqiptare se Alastair Campbell ka qenë duke këshilluar Partinë Socialiste mbi strategjinë e zgjedhjeve”.