Tom Doshi: Kritikova qeverinë për bashkëqytetarët e mi

404
Sigal

TIRANE – Një ditë pas toneve të ashpra kundër mazhorancës dhe deklarimit të një lufte të hapur ndaj kryeministrit Rama, Deputeti i Shkodrës Tom Doshi ka zbutur tonet.
 
Në një postim në rrjetin social Facebook, Doshi shkruan se kritikat e forta që i bëri qeverisë lidhen vetëm me premtimet e bëra ndaj bashkëqytetarëve të tij, duke theksuar se pas tyre nuk ka asgjë personale.
 
Statusi i deputetit Tom Doshi në Facebook
Të nderuar bashkëqytetare, e shikoj të arsyeshme që përballe jush të komentoj reagimin tem karshi kryeministrit dhe qeverisë. Unë jam deputet i kuvendit por mbi të gjitha jam përfaqësues i bashkëqytetarëve të mi. Premtimet e dhëna janë detyra jonë për tu mbajt dhe unë bëj pjesë në grupin e politikanëve që premtimet i japin sepse në qeverisje duan t’i shikojnë të realizuara. Nuk ndaj asnjë interes personal për reagimin sepse të gjithë e dinë që anën personale unë e kam pas të mirëmenaxhuar përpara se të bëhesha pjesë e politikës. Unë kam nevojë që t’ju shikoj drejt në sy ju që më besuat dhe ndaj jam i gatshëm gjithmonë që të reagoj. Me shumë respekt dhe mirënjohje Tom Doshi