Thirrja për armatosje, padi për Berishën në Prokurori

394
Partia Socialiste ka depozituar një padi ndaj ish-kryeministrit Berisha në Prokurorinë e Përgjithshme. Kallëzimi në fjalë lidhet me thirrjen e Berishës për armatosjen e popullsisë gjatë seancës së javës së kaluar në Kuvend. Kallëzimi ndaj deputetit demokrat është depozituar në emër të PS-së nga Taulant Balla. Mësohet se kallëzimi ndaj ish-kryeministrit është bërë për veprat penale “Thirrje për armatosje kundër rendit kushtetues”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe Përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik”. Javën e kaluar, ish-kryeministri tha në foltoren e Kuvendit se “qytetarët duhet të armatosen për t’u mbrojtur nga bandat e qeverisë”. Menjëherë pas mbylljes së seancës, Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin e Berishës për 10 ditë nga seancat parlamentare. Ky vendim u pasua nga një bojkot i opozitës, e cila nuk mori pjesë në mbledhjet e komisioneve dhe në seancën e djeshme të Kuvendit.
Sigal