Thirrja e Majkos: Ejani të merremi me studentët, ata janë shpëtimi ynë

477
Sigal

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje opozitës që të diskutojnë për kërkesat e studentëve, pasi vetingu për politikën i propozuar nga opozitë është qesharak.

Majko: Ejani të merremi me studentët dhe kërkesat e tyre. Ata nuk janë kundërshtarët tanë, ata janë shpëtimi ynë. Mesazhin e tyre e majta e ka marrë dhe po e reflekton. Për arsye ironike PD që u krijua nga studentët sot nuk flet dot gjuhën e tyre. 

Majko kishte edhe një këshillë tjetër për PD, që sipas tij e konsideron politikën si mekanizëm administrativ.

Majko:  Sot PD duhet të menaxhonte masën e njerëzve të pakënaqur dhe duhet të diskutonte fitoren e zgjedhjeve të tejkaluar nga protesta dhe mungesa të tjera, PD krijon një opozitë, e cila vlerëson akoma politikën si mekanizëm administrativ. Vetingu i propozuar është qesharak. Politikani i cili kalon vetingun konsiderohet i pastër. Në çdo libër të së drejtës pafajësia e cdo individi të akuzuar për lidhje me krimin e organizuar jepet vetëm nga gjykata dhe askush tjetër.