“Thesari”, Braho: Të dorëhiqen anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës

413
Sigal

TIRANE – Kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, njëherësh deputet i  Lëvizjes Socialiste për Integrim, kërkon publikisht dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke e parë këtë si mënyrë për të shkuar deri në largimin e guvernatorit Ardian Fullani, në lidhje me mega-skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit. 

Deputeti i LSI-së, doli në një koferencë të posaçme për mediat nga kryesia e Kuvendit në lidhje me këtë skandal.

Braho: Pergjegjesia kryesore i takon Keshillit Mbikeqyres, ka vegjetuar ne detyren e tij
Duke ngarkuar me përgjegjësi indivuaduale, apo kolektive, Këshillin Mbikqyrës, Braho hodhi akuza të drejtëpërdrejta ndaj funksionimit të këtij institucioni. “Ka vegjetuar, -thotë Braho, ndërsa përmend edhe funksionimin me dy anëtarë mangët në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

“Krahas mungesës së tyre, mozbatueshmërisë me korrektesë vetë ato janë të paqarta dhe kanë nevojë të reformohen. Po ashtu rezulton se ndër përgjegjësitë kryesore në mënyrë koletkitve, dhe individuale ngarkon Këshillin Mbikqyrës që rezulton se është me dy mungesa, ashtu siç mungojnë dhe zv/guvernatori. Kjo strukturë kryesore drejtuese dhe menaxhuese, ndonëse e kompozuar me personalitetë të fushës ekonomike duket se ka vegjetuar, s’ka qenë kontrolluese, eficente”, – tha Braho. 

Braho: Anetaret e Keshillit te bejne aktin moral dhe qytetar dhe te dorehiqen
Edhe pse paraprakisht veçoi emrat e Ermelinda Meksit, Ardian Civicit dhe Dhori Kules, të vlerësuar prej tij si “më të mençurit që duhet të japin dorëheqjen”, më tej Braho u shpreh:

 “Unë u drejtohem të 7 anëtarëve, në këtë shtatëshe pjesë e tij është edhe Fullani, por unë nuk mund të merrem me emra të vecantë. Të bëjnë aktin moral qytetar më të dobishëm për ata, që të parët vetë apo në grup të japin dorëheqjen vetëm për arsye tashmë të provuar se vjedhja është evidente”.

Braho: Prokuroria nuk e ka vene Fullanin para pergjegjesise penale, Kuvendi nuk e shkarkon dot
Braho tha se peticionet dhe thirrjet qytetare për shkarkimin e guvernatorit Fullani janë të pabaza, në kushtet kur Kuvendi është i kufizuar nga ligji për ta bërë diçka të tillë.

“Kjo ngjarje nuk është vetëm moral e politik, por ligjor e institucional dhe nuk zgjidhet me thirrje për shkarkimin e Fullanit. Për shkarkimin e Guvernatorit, ligji ka përcaktuar rastet kur mund të ndodhë. Dorëheqja është çështje personale, shkarkimi dhe pezullimi kërkon disa procedura. Nuk kemi dëgjuar asnjë përgjegjësi penale nga Prokuroria për Fullanin. Nuk marr përsipër të kërkoj prova në lidhje me thellësinë e veprimeve. Ndaj Fullanit nuk ka akuzë penale, në momentin që formulohet akuzë penale ai duhet të shkarkohet”, theksoi kreu i Komisionit të Sigurisë. 

Braho: Hetimet e Prokurorise te paplota, reagimi i Bankes se Shqiperise, i pamjaftueshem
Braho i quan të paplota hetimet e Prokurorisë në lidhje me vjedhjen e thesarit, dhe po ashtu të pamjaftueshëm reagimin zyrtar të vetë Bankës së Shqipërisë, e cila përjashtonte përgjegjësitë e Këshillit Mbikqyrës dhe e quajti të gjithën një gabim njerëzor të punonjësve të bankës.

Braho: Berisha, i vetmi politikan qe ka marre ne mbrojtje guvernatorin…Fullani para nje gjeme te madhe
Veçanërisht, Braho u ndal edhe tek reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin u shpreh se është politikani i vetëm që ka marrë në mbrojtje guvernatorin, njësoj sic mbrojti skandalin e firmave piramidale në vitin 1996.

“Reagim prioblematik se indirekt ka marrë në mbrojtje skandalin të ngjashëm me atë të firmave piramidale. Përveç Sali Berishës nuk e ka mbrojtur kërkush Fullanin. Fullani sot është para një gjëme të madhe”, u shpreh Spartak Braho. 

Pyetjes se “a është cënuar siguria kombëtare”, Braho iu përgjigj:

“Është cënuar siguria kombëtare, pasi siguria financiare është pjesë e sigurisë kombëtare”.

Fotot e luksit te djalit te Fullanit, Braho: Kemi pare djem me jete sheikesh….djemte te mbahen larg baballareve
“Djemtë duhen mbajtur larg nga baballarët, kemi parë shumë djem që bëjnë jetë sheikësh”.  Këtë qëndrim shpreh Braho në lidhje me fotot e bëra publike në media, të cilat u bënë dëshmi e jetës së luksit të djalit 20-vjecar të guvernatorit Fullani, i cili edhe pse nuk ka punuar asnjë ditë, gjendet mes pushimeve luksoze me shampanjë, koleksioneve të orave të shtrenjt dhe makinave të tipeve të fundit.