“The Washtington Post”: Rama në Serbi, do kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

436
Sigal

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që më 22 tetor të zhvillojë një takim zyrtarë në Serbi. Ky do të jetë takimi i parë që një zyrtar i lartë i Shqipërisë do të bëjë në Serbi, qysh nga viti 1948. Ndonëse një takim i përfolur shumë herë ky i Kryeministrit Rama, pritet që një nga temat e diskutimit të jetë dhe kërkesa që do i bëhet Beogradit zyrtar për të njohur Kosovën, citon prestigjiozja The Washtington Post. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka konfirmuar, dje se, Kryeministri Edi Rama, ka në plan që të vizitojë Beogradin më 22 tetor, ku tema që do të diskutohet gjatë këtij takimi do të jetë kryesisht për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës në jug të Serbisë. Rreth 90 për qind e 35, 000 banorëve që jetojnë në Preshevë, janë shqiptarë.