Televizioni më i madh në SHBA: Presidenti shqiptar akuzon Soros për destabilizim të vendit

813
Sigal

Vijon jehona në mediat ndërkombëtare lidhur me deklaratat e sotme të presidentit Ilir Meta, i cili akuzoi hapur dhe drejtpërdrejtë manjatin dhe mentorin e Edi Ramës, George Soros, që po punon për destabilizimin e vendit.

Më e fundit në rradhë është Fox News, televizioni më i madh në SHBA dhe media pro presidentit Donald Trump, armiku më i madh i Soros.

Sipas medias amerikane, Ilir Meta akuzoi Soros, si ideatorin e “një komploti që synon kapjen tërësisht të shtetit”.

“Kam disa fjalë për miliarderin e nderuar George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin në vitin 2000 në janar, ku po i flisja me gjithë dashuri për Sorosin, se me thënë të drejtën atëherë na ndihmoi në kohën e opozitës se dhe ai socialist është në pikëpamje, edhe më tha keni kujdes se nuk është aq demokrat sa duket dhe shpesh komploton kundër demokracisë”, citon Fox News fjalët e presidentit

Më pas do ju sjellim artikullin e plotë të Fox News…