Tedi Blushi i përgjigjet Mero Bazes: Je mësuar duke i prerë videot e tua me Ramën në hotelet e Këlcyrës e Përmetit

78
Sigal

Prej disa ditësh gazeta “Tema” ka publikuar lajme ku aludon se ka një video ku Presidenti Ilir Meta takohet me subjekte të OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit) dhe ka publikuar fragmante nga një video. Tedi Blushi ka publikuar sot videon e plotë, për të cilën fliste botuesi i gazetës Tema, në të cilën rezulton se nuk ka asnjë takim me subjektet e pretenduara.

Blushi shkruan se “Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë së Këlcyrës, qëllimisht jep një moment të prerë nga video, sepse po ta transmetonte të plotë, nuk do linte më mundësi për hamendësime. Ndoshta Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë Këlcyrë e ka prerë videon si shenjë refleksi për të krasitur pamjet nga kamerat e sigurisë në hotelet e Këlcyrës dhe Përmetit, ku ai ka fjetur me Kryerilindasin, përfshirë dhe drekat me qershi në Peshtan”.

Blushi shton se “ndoshta Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë Këlcyrë e ka prerë videon si shenjë refleksi për të krasitur pamjet nga kamerat e sigurisë në hotelet e Këlcyrës dhe Përmetit, ku ai ka fjetur me Kryerilindasin, përfshirë dhe drekat me qershi në Peshtan”.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

“Lokali në fshatin Shën Pjetër, ku Presidenti Meta shfaqet në këtë video me kapuç, është pronë e një kryetari socialist në Gjirin e Lalëzit, i cili e ka takuar Presidentin Meta në shenjë respekti meqënëse kishte ndaluar në lokalin e tij bashkë me z.Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte Kreun e Shtetit gjatë ecjes buzë detit.

Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë së Këlcyrës, qëllimisht jep një moment të prerë nga video, sepse po ta transmetonte të plotë, nuk do linte më mundësi për hamendësime.

Ndoshta Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë Këlcyrë e ka prerë videon si shenjë refleksi për të krasitur pamjet nga kamerat e sigurisë në hotelet e Këlcyrës dhe Përmetit, ku ai ka fjetur me Kryerilindasin, përfshirë dhe drekat me qershi në Peshtan.

Turp si përfundove kështu se ke patur goxha talent!

Mjerë Bashkia e Këlcyrës për Zëdhënësin e saj.

Për t’u qetësuar çoja SPAK-ut urgjent!

Bashkëlidhur dhe video, që ka publikuar sot Gazeta e Bashkisë Këlcyrë”.