Tedi Blushi i përgjigjet Ballës: Librazhdi do jetë me Kushtetuten në 25 prill

138
Sigal

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla për vizitën e kreut të shtetit në Librazhd.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

Kur “Miss Parlamenti” Tao Tao, mashtron Tao Taon! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por i ftuar nga familje me tradita sportdashëse dhe të rinj të këtij qyteti, jo siç mashtron i dënuari për shpifje Tao Tao. Presidenti Meta do të shkojë jo vetëm në Librazhd, por në të gjitha zonat e Shqipërisë ku qytetarët e revoltuar me shkeljet e Kushtetutës e kërkojnë për t’i shprehur shqetësimet dhe hallet e tyre.

Në çdo referendum, Librazhdi ka qenë në anën e duhur të historisë. Me Kushtetutën ka qenë Librazhdi në vitin ’94, me Kushtetutën u bë në vitin ’98, me Kushtetutën do jetë edhe në 25 prill 2021.

Presidenti Meta do ta vizitojë gjithmonë e më shpesh Librazhdin, për ngjashmërinë e madhe, që ka me Çorovodën, të dyja si krahët e pëllumbit buzë lumit.