TEC-et zhdukin Vlorën / Ferruni: Ndaleni masakrën, në 8 shtator vijnë anijet që lëshojnë tym sa 100 mijë makina, që bëjnë 100 km çdo ditë

152

Ne kemi energji të bollshme diellore dhe jemi para një paradoksi të jashtëzakonshëm që krijon një situatë shumë të keqe mjedisore në të gjithë territorin e Vlorës. Është teknologji e vjetër, ai TEC është për të shkuar për skrap pasi ka që në vitin 1998 që është në punë në Bangladesh dhe për më shumë se 20 vite punonte aty.

Sigal

 

Lavdosh Feruni: Në 8 shtator vijnë anijet që lëshojnë tym sa 100 mijë makina, që bëjnë 100 km çdo ditë, ndaleni masakrën

Ambientalistët dhe aktivistët në qytetin e Vlorës kanë krijuar organizatën “Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës” Në një publikim në rrjetet sociale ambientalisti Lavdosh Ferruni i bën thirrje Ministres së Turizmit dhe Mjedisit që të ndalojë impiantin termik lundrues “Znj. Kumbaro, është në autoritetin tuaj që sipas ligjit të kërkoni refuzimin nëpërmjet deklaratës mjedisore të Impiantit termik lundrues. Nuk plotëson standartet mjedisore. Mos na ktheni mbrapa. Z. Rama tha se Shqipëria është 100 % me energji elektrike të rinovueshme. Z. Rama i tha shteteve europiane që të nxitojnë drejt energjive të rinovueshme. Mos e ler z. Rama të gabojë si me inceneratorët. Çlironi pengesat për energjitë fotovoltaike.” Ndërsa i kontaktuar nga gazeta ‘Telegraf’ Ambientalisti Lavdosh Feruni ka folur për anët negative dhe pasojat negative që do të shkaktojnë TEC-et lundruese, që janë nisur nga Kanali i Suezit drejt Shqipërisë, të cilat pritet të mbërrijnë në vendin tonë më 8 shtator. Sipas Ferunit e vetmja zgjidhje ideale që i propozon qeverisë Rama është t’i hapë rrugë kompanive për të ndërtuar sa më shumë parqe fotovoltaike, pra energji nga dielli. “Është një projekt për instalimin e dy TEC-eve lundrues në Vlorë ose më saktë dy gjeneratorëve të mëdhenj që do të prodhojnë 114 megavat si kapacitet. Kjo është një sasi në shkallë kombëtare që bën ndoshta rreth 5% të kapaciteteve dhe që presupozohet do të zgjidhë në një farë mënyre problemet e krizës energjitike. Ne mendojmë që kjo nuk është një zgjidhje e mirë madje është një zgjidhje shumë e keqe për shkak se ndotja që shkakton ky lloj gjeneratori është e madhe. Kjo do të djegë naftë të rëndë dhe sasia e naftës që do të djegë është shumë e madhe, rreth 600 tonë në ditë, kjo sasi krijon problem dhe ndodtje të madhe sidomos në zonën e Vlorës. Do të ndikojë në ekonominë dhe turizmin, dhe ne që në fillim e kemi kundërshtar. Alternativë shumë e dobishme që zëvendëson këtë TEC është energjia fotovoltaike për të cilën investitorët janë të gatshëm, por duhet vetëm të hapen dyer pasi ka disa bllokazhe burokratike dhe kjo do të ishte një zgjidhje perfekte. Ne kemi energji të bollshme diellore dhe jemi para një paradoksi të jashtëzakonshëm që krijon një situatë shumë të keqe mjedisore në të gjithë territorin e Vlorës.

 Kryedemokrati ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka mashtruar qytetarët e Vlorës, duke sjellë dy ‘TEC-e, që punojnë me D2. Berisha shkruan se dy anijet që do vijnë më datë 8 shtator në Vlorë për prodhimin e energjisë do të ndotin gjithë vendin.

Ai TEC është për të shkuar për skrap pasi ka që në vitin 1998 që është në punë në Bangladesh dhe për më shumë se 20 vite punonte aty. Ajo vetëm do të sjellë një barrë të rëndë për ekonominë shqiptare duke paguar rreth 100 mijë euro në ditë”- tha Feruni. Për ndotjen që parashikohet se do të shkaktojnë këto dy anije që pritet të vendosen në brigjet e Gjirit të Vlorës ka ngritur alarmin edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kryedemokrati ka deklaruar se kryeministri ka mashtruar qytetarët e Vlorës, duke sjellë dy ‘TEC-e që punojnë me D2. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dy anijet, që do vijnë më datë 8 shtator në Vlorë për prodhimin e energjisë do të ndosin gjithë vendin. Ai shkruan se dy anijet-gjenerator punojnë me naftë D2, e ndotur deri në 50% më squfur dhe që nuk përdoret më në asnjë vend të Europës. Postimi i Plotë:Super mashtrim i banorëve të Vlorës! Me dt 8 shtator arrijnë në Vlorë dy ndotësit gjigand që punojnë me D2 dhe ndotin Vlorën sa 100.000 makina që bëjnë 100 km në ditë. Tmerr. Krim i rëndë mjedisor. Edi Rama gënjeu vlonjatët në emisionin televiziv në datën 7 prill 2022 duke deklaruar se do jenë me gaz!! Ju bëj thirrje vlonjatëve të mbrojnë shëndetin e tyre dhe fëmijëve të tyre nga ndotësit kanceroz!!”-deklaronte Berisha.