Teatri, Duma: Nuk është vetëm çështje e artistëve. Po na zhdukin historinë

452
Sigal

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka deklaruar sot se Teatri Kombëtar mund të mbrohet deri në fund vetëm nga një masë e madhe qytetarësh.

Sipas Dumës ajo godinë nuk konsiderohet si çështje e artistëve apo si vend pune, por si pjesë e historisë.

“Teatrin do mund ta mbrojnë deri në fund vetëm një masë e madhe qytetarësh.

Ajo godinë nuk mund të konsiderohet si një çështje e artistëve apo si një vend pune. Artistët qe po e mbrojnë nga shembja nuk do vuajnë për një vend pune, ata po mbrojnë kulturën shqiptare.

Ky vend ka ecur keq se marrëdhënien me të kaluarën e vet jo rrallë e ka pasur shkatërruese. Ta zhdukim historinë, ta fshijmë memorien, askush mos dijë kush ishte e nga erdhi.

Godinat e vjetra të artit, mbi të gjitha, janë tempuj të frymës së historisë, ato kanë në çdo pjesëz të vet një pjesë të shpirtit që gjendet në çdo shqiptar. Është fryma që na është përçuar në mënyrën si jemi rritur e gatuar, ajo godinë ka një pjesë të secilit aty.

Zhdukja, bërja hiç e trashëgimisë ka nisur prej me shume se njëqind vitesh, një plan i kakohshëm për të eliminuar rrënjët shqiptare në histori.

Kjo do ndodhë nëse teatri shembet! Teatri duhet mbrojtur si një pjesë e vetes!”, thekson Duma.