Sigal

Deputeti i PD-së Genc Pollo, në një deklaratë theksoi se ky ligj i qeverisë, i cili pa konkurrim, duke shkelur edhe ligjin e koncesioneve, ka shkelur edhe ligjet e BE-së. Konkretisht, deputeti Pollo deklaroi: Ligji special shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë përkatësisht nenin 71 të saj, duke qenë një kontraktim pa garë dhe pa konkurrim të hapur, ligji special “Fusha sh.p.k” ka penguar aplikimin e kompanive evropiane dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marre këtë kontratë. Bashkimi Evropian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste te tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur. Madje në raste te veçanta BE ka te drejte të të kërkojë nga Qeveria dëmshpërblim që është i barabartë me të gjithë fitimi e kompanisë, i cili në rastin në fjalë ky fitim është 200 milionë euro. Demokrati paralajmëroi, që, nëse ky ligj nuk do të tërhiqet nga qeveria, do të sjellë konfrontimin e shoqërisë shqiptarë me të gjithë ata deputetë dhe qeveritarë që e miratuan.