Teatri/ Basha: Hajduti psikik Rama përdor e keqpërdorë këdo që i del para

450
Sigal

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me Teatrin Kombëtar, që Edi Rama kërkon ta shembë për të ngritur 6 kulla bashkë me Erion Veliajn dhe oligarkun Fusha.

Basha shkruan në Facebook se ‘hajduti psikik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro’.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së:

Hajduti psikik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro.

Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla.

Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar: