“Të ruhemi nga kërpudhat politike!”, Ndoka: Agjendë e Sorosit dhe Ramës për të dëmtuar PD dhe opozitën!

58
Sigal

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, e cilëson fitoren e Trump, një shpresë për të zhdukur Soros nga vendi ynë dhe ndikimi që ai ka në politikën shqiptare. I ftuar në Syri Tv, Ndoka tha se në të ardhmen e afërt duhet hetuar interesi kaq i madh i Soros Jr. në Shqipëri, referuar edhe takimeve formale që ky i fundit ka pasur me Ramën, pasi përflitet për interesa financiare, atë të kriptomonedhave. Gjykoj që zgjedhja e Trump ishte lajm i mirë për të gjithë botën; kishte marrë pak skiç bota’. Organizata kriminale Soros do çmontohet dhe është fat për Shqipërinë, u bë një problem i madh edhe për SHBA dhe drejtësinë atje. E kemi parë vetëm kundër presidentit Trump për ta penguar në politikë dhe fitoi ndaj betejave, madje ka dekrete, që presin për çmontimin e kësaj organizate. Non grata e Berishës është e sponsorizuar nga Soros, në aspektin moral kjo ka rënë’.

Soros ka edhe te PD, ka mjaft politikanë, që kanë kaluar nga shkolla dhe financimet e tij. Ka qenë një organizatë terroriste, ka ndryshuar kurs gjatë rrugëtimit të tij. Se kuptoj këtë interes kaq të madh të Sorosit të ri. E kemi parë në takime formale me Ramën, dhe ka interesa të fuqishme e aferë këtu, duhet hetuar në të ardhmen, janë interesa financiare, kriptomonedhat dhe duhet të shihet…-Duke u ndalur veçanërisht në ato që i cilësoi ‘kërpudha’ politike, personazhet e rinj që dalin nga shoqëritë civile, kreu i Demokristianëve tha se është koha për një pastrim të partive politike, pasi ‘të rinjtë’ po financohen,- theksoi Ndoka, me qëllim dëmtimin e opozitës dhe PD. Sipas Ndokës, ka një agjendë sorosiane dhe nga Rama për të dëmtuar opozitën përmes këtyre ‘personazheve kërpudha’. Pastrimi i një politike dhe partitë e reja financohen për të dëmtuar opozitën e PD. Ka një trend të këtyre aktorëve populistë, po është e rëndësishme t’i evidentojmë rrënjët e tyre të financimit, kanë dalë si kërpudha dhe s’kanë fituar kauza dhe s’kanë besimin e qytetarëve. Janë të sponsorizuar, kjo duket qartë. Këto s’kanë sjellë asgjë në vende të tjera. Ne i kemi rastet e ngjashme, duhet të ruhemi nga ata që të mos kalojmë në aventura politike. Ka nevojë Shqipëria për pluralizëm politik, por jo të tilla dallgëzime që vijnë nga sponsorizime që ka agjendë nga Soros dhe Rama për ta dëmtuar opozitën e PD nga këto kërpudha apo personazhe.