Të rinjtë nuk e besojnë më qeverinë e Rilindjes

554
Sigal

Sondazhi/ Mbi 5000 të rinj dhe qytetarë deklarojnë mosbesimin e tyre ndaj institucioneve qeveritare dhe mungesës së transparencës. Zhgënjimin më të madh e kanë ndaj propagandës zyrtare, Reformës në Drejtësi, shëndetsisë, arsimit universitar, energjitikës, ujsjellsave, kompanive celulare, bankave, sindikatave etj.

Sondazhi i një organizate jo qeveritare, 5000  të rinj përgjigjen  intervistave

Qytetarët nuk e besojmë më qeverinë e Rilindjes

 Rezultatet e një sondazhi tregojnë se qeveria, shoqatat e kursim-kreditit, partitë politike dhe sistemi gjyqësor, OSHEE, Ujësjellësat, shërbimin shëndetësor, kompanitë celulare, njësitë e reja territoriale, sindikatat, arsimin, etj,  janë institucionet ku shqiptarët besojnë më pak. Të rinjtë më mosbesuesit ndaj qeverisë

Një studim i publikuar së fundi tregon se qeveria, shoqatat e kursim-kreditit (institucionet jobankare të kreditimit), partitë politike, OSHEE, Ujësjellësat, shërbimin shëndetësor, kompanitë celulare, njësitë e reja territoriale, sindikatat, arsimin,  dhe sistemi gjyqësor janë institucionet ku shqiptarët besojnë më pak. Sondazhi ka sjellë rezultate interesante për besimin e rënë te qeveria por po ashtu edhe partitë politike (përfshirë ato të opozitës) nuk kanë ndonjë vlerësim më të mirë nga 5000 të rinj të intervistuarit e një organizate joqeveritare.

Ndërkohë, sipas analiëz së gazetës “Telegraf”, është arritur një konsensus politik mes partive kryesore për të mos e ndryshuar sistemin zgjedhor në vend me lista deputetësh të emëruar nga kryetarët e partive, koeficientët e besimit kanë rënë për politikën në tërësi. Zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, kur pjesëmarrja zyrtarisht nuk i kaloi 25 për qind të votuesve dhe në një sërë bashkish kryetarët e emëruar morën më pak se 10 për qind të votave krahasuar me emrat në listën e votuesve, tregojnë qartë se besimi shqiptarëve në politikën aktuale ka prekur fundin.

Sipas komenteve të studimit, në rastin e qeverisë shkalla më e lartë e mospajtimit me pushtetin ekzekutiv vihet re te brezi i ri të cilët besojnë shumë pak të qeveria(1.9 nga 7), ndërkohë që të moshuarit i kanë dhënë 3.6 nga 7 pikë të mundshme konfidencës te qeveria.

Pavarësisht sa indikativë mund të jetë rezultati i përgjigjes së studentëve që kanë marrë pjesë në një numër të kufizuar në pyetësor, studimi thekson se duhet nënvizuar besimi shumë i ulët që kanë te qeveria krahasuar me të gjitha grupet e tjera. Në këtë konkluzion ndikim mund të ketë patur edhe greva e përgjithshme e studentëve për disa muaj gjatë vitit 2019 për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kushteve në universitete, të cilën qeveria e kooptoi nëpërmjet “Paktit pë Universitetin”.

Ulja e tarifave të shkollimit, karta e studentit dhe disa masa të tjera e zbehën, por nuk e shuan protestën e studentëve që ka filluar edhe në janarin e këtij viti, pavarësisht se në përmasa më të vogla dhe jo në të gjitha universitetet publike.

Por studentët duken mosbesues si brez sa kohë që kanë nivelin më të ulët të konfidencës krahasuar me grupet e tjera, te institucionet e arsimit, media, qeveria sistemi gjyqësor dhe partitë politike.
Rezultatet tregojnë se sistemi gjyqësor vazhdon të jetë më pak i besueshmi në Shqipëri pavarësisht se nga viti 2016 i është nënshtruar një procesi të thellë reformimi nëpërmjet procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Numri i përfaqësuesve të sistemit gjyqësor që kanë kaluar shkallën e parë të vetingut është shumë i ulët ndërkohë që edhe 12 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë marrë vlerësim nga shkalla e parë do të kalojnë në Kolegjin e Apelimit. Deri më tani asnjë nga ata që kanë apeluar vendimet e shkallës së parë nuk ka kaluar në Kolegjin e Apelimit.
Studimi tregon se në përgjithësi femrat janë më besuese se meshkujt, ndërkohë që për disa industri kanë të njëjtën shkallë besimi pavarësisht gjinisë, si për institucionet e edukimit(3.9/7), shoqatat e kursim-kreditit (3/7) dhe partitë politike (2.3/7).

Lidhur me kompanitë e telefonisë, median dhe sistemin gjyqësor ka një diferencë domethënëse të rezultateve sipas gjinisë, ku femrat kanë më shumë besim më shumë se meshkujt.
Të dhënat e përpunuara tregojnë se të intervistuarit e moshës mbi 55 vjeç japin më shumë pikë në vlerësimin që kanë sipas industrive. Ndërkohë që të intervistuarit me më pak vite arsimim tentojnë të besojnë më shumë se të tjerët te të gjitha industrisë.

Interesante është që pavarësisht niveleve të edukimit grupet e intervistuara japin të njëjtin besim për INSTAT(3.7/7), ndërkohë që kanë diferencë të madhe në besimin ndaj partive politike.

Bankat, zhgënjejnë shoqëritë e kursim-kreditit

 Shqiptarët u besojnë shumë pak bankave, për shkaqe, se ato i detyrojnë klientët të nënshkruajnë kontrata kredie, pa patur njohuri, ndërkohë, që në germat e vogla të kontratave që nënshkruhen,  u vihen kushte shumë të rënda penalizuese, të cilat jo vetëm nuk informohen paraprakisht nga bankat, por qëllimisht janë me germa shumë të vogla, që të mos lexohen, që klienti të mos ketë mundësi të njihet, dhe paskëtaj, bankat spekulojnë.  Shumë herë ndodh, që brenda atyre germave të vogla, të shkruara në kontratë, sidomos edhe me kartat e kreditit, bankat i venë kushte shumë penalizuese financiare klientëve, kur paraprakisht dhe gjatë nënshkrimit të kontratës, punonjësit e bankave u thonë fjalë krejt të kundërta klientëve të tyre. Përgjegjësinë kryesore e ka Banka e Shqipërisë, së cilës Kushtetuta dhe ligji i japin të drejtën e monitorimit të bankave të nivelit të dytë për gjithçka që veprojnë. Mirëpo, shumë herë ndodh që Banka e Shqipërisë, në vend që të mbrojnë qytetarët, me veprimet, ose me mosveprimet e tyre, favorizojnë bankat.  Shkalla e besimit për bankat tregtare dhe Bankën e Shqipërisë është thuajse e njëjtë për grup moshat e reja, 25-34 dhe 35-44 vjeç të cilët kanë dhënë një nivel besimi 4.1 nga 7. Duke kërkuar arsyet që ndikojnë në shkallën negative të besimit te bankat, përgjigjet kryesisht lidhen me kostot e shërbimeve bankare, komisionet dhe interesat dhe mungesën e trasparencës. Studimi tregon se besimi ndikohet pothuajse për të gjithë bankat nëse komunikojnë me klientin në “një gjuhë të kuptueshme”, më pas vjen “respektimi klientit” dhe më pak ndikon “ndihma për të marrë vendime financiare”. Sondazhi ka një konkluzion interesat, ata që besojnë më pak te banka qëndrore janë të punësuarit në sektorin publik. Mbetet i paqartë korrelacioni por me shumë mundësi aryeja duhet parë te diferencat e larta mes pagave në Bankën e Shqipërisë dhe të punësuarve në sektorin publik që mund të ketë çuar në këtë nivel të ulët të pikësimit të besimit. Të dhënat tregojnë se tregojnë se klientët që kanë 2-3 vjet ose më shumë se 3 vjet eksperiencë me sistemin bankar tentojnë të besojnë më shumë industritë e listuara se përdoruesit më më pak eksperiencë.

Transparenca dhe komunikimi me bankën

Lidhur me ndershmërinë e bankave në çmimet/komisionet në raport me shërbimin, studimi tregon se 77% e tyre bien dakort që po nuk pate njohje, bankat të zhysin në klauzola që godasin rëndë klientët.  Ndërsa 63% mendojnë se banka nuk i ndihmon të bëjnë zgjedhje të mira, si për kreditë,  ashtu dhe sigurimet e kolateralit të cilat i kanë kthyer në pazare midis vetë drejtuesve të bankës dhe kompanive fantazim të sigurimeve.
Rreth 91% e përdoruesve thonë se e kontaktojnë direkt bankën duke vizituar njërën nga degët ndërkohë që 32% kontaktojnë me mesazhe ose telefonata dhe 36% nëpërmjet aplikacioneve në celular. Vetëm 17% e përgjigjeve thonë se kanë kontaktuar nëpërmjet online banking. Forma të tjera kontakti përfshjnë nëpërmjet faqes së internetit, shërbimeve call center ose kontakte direkte me stafin.

Mosbesim ndaj institucioneve të tjera qeveritare

Qytetarët shqiptarë sot kanë shumë pak besim tek OSHEE, Ujësjellësat, të cilat, ndonëse kanë rritur shumë çmimet e energjisë elektrike dhe të ujit, ende nuk u shërbejnë qytetarëve, sipas kontratave të nënshkruara. Dritat shumë herë ndërpriten, pa lajmëruar, me orë të tëra, tensioni është shumë luhatës, që shpeshherë shkakton dëme të mëdha në pajisejt elektrike shtëpiake, për të cilat OSHEE nuk dëmshpërblen klientët, Po kështu edher ujësjellësat, që ende nuk furnizojnë popullatën me ujë të pijshëm, dhe as 24 orë në ditë. Qytetarët nuk u besojnë as shërbimeve shëndetësore publike, por as arsimit, prandaj qytetarfët  detyrohen që të shpenzojnë shuma shumë të mëdha të buxhetit familjar për shërbim shëndetësor dhe arsim privat. Qytetarët kanë shumë ankesa edhe ndaj kompanive celulare, të cilat kanë rritur ndjeshëm të gjitha tarifat e shërbimit, madje japin çmime të njëjta, që mund të jenë edhe monopol, ngaqë në marrëveshje me njëra-tjetrën nuk bëjnë garën e konkurencës, por edhe nuk plotësojnë minutazhin e premtuar në ofertat që japin.  Nga reforma e re territoriale, tashmë janë krijuar superbashki, të cilat nuk u krijojnë shërbime qytetarëve të tyre, ato janë shumë larg tyre dhe ka shumë herë jo vetëm shpërfillje, por edhe mungesa të mëdha, sidomos në investime publike, në infrastrukturë, në arsim dhe shëndetësi, ndonëse tani këto superbashki kanë vënë taksa shumë të mëdha, por që nuk justifikojnë kurrsesi, ngaqë taksat nuk rikthehen si shërbime për qytetarët. Ndonëse qeveria shumë herë ka premtuar reforma, edhe pse janë harxhuar qindra milionë euro për të ndërtuar shërbime online, qytetarët ende solloraten nëpër dyert dhe sportelet e zyrave të qeverisë dhe nuk mbarojnë dot kurrë hallet e tyre. Prandaj edhe indekset e dhënies së rrufshetit në marrëdhëniet administratë publike-qytetarë në Shqipëri janë shumë të larta, e krahasuar me vendet e tjera.