Të rinjtë nga Librazhdi votuan Taulant Ballën, ndërsa tani detyrohen të emigrojnë

218
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Mungesa e sigurisë për të ardhmen si dhe perspektiva për t’u integruar në tregun e punës po bën që të rinjtë të largohen dita-ditës nga qarku i Elbasanit. Mirëpo, 10 ditë më parë, si për ironi të fatit të tyre, votuesit e Qarkut të Elbasanit, qarku më I varfër në Shqipëri votoi Taulant Ballën, më shumë sesa çdo deputet tjetër në Shqipëri.  Në Librazhd të rinjtë thonë se pas mbarimit të studimeve janë të detyruar të ikin pasi nuk gjejnë punë. “Normal që kam qejf ta vazhdoj këtu dhe pastaj të iki jashtë shtetit për një jetë më të mirë.” Edhe prindërit i mbështesin. “Nuk ka perspektivë, Gjermania i ka mbledhur t gjithë. Duke ikur përditë, po presin sa të hapen kufijtë.” Largimi nga Shqipëria nuk është çështje dëshire për ta. “Jo, varet sipas punës. Në qoftë se do ketë vende pune normal që Shqipëri, por që janë larguar goxha për shkak të ekonomisë,”-tha një banor. Gjatë dy dekadave të fundit qarkut të Elbasanit i janë larguar rreth 92 mijë banorë.