Të rinjtë në Shqipëri mes kriminalitetit, papunësisë, dhunës dhe varfërisë

272
Sigal

Presidenti Ilir  Meta , thirrje rinis në “Ditën Ndërkombëtare ”: Bashkohuni dhe merrni në duar fatet tuaja dhe të Atdheut. O sot o kurrë!

Raporti “Rinia në Shqipëri 2020“ publikon se: 49% e të rinjve ose familjarve i   humbën  punën, 88%  deklaruan se vajzat dhe gratë ishin viktimat  të dhunës  dhe 92% deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë pandemisë. Kriminaliteti i të rinjve në Shqipëri zë 36% % të të gjithë krimeve dhe 51% e të rinjve janë të papunë. Gjatë 10 viteve të fundit janë larguar nga Shqipëria mbi 140 mijë të rinj e të reja.

Presidenti Meta thirrje rinisë për shpëtimin e vendit

Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja dhe të atdheut tonë!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka përcjellë një mesazh të fortë. Kreu i shtetit u bën apel të rinjve që pavarësisht pengesave dhe zhgënjimeve të mëdha, nuk duhet që të largohen masivisht nga Shqipëria,  por që të marrin në dorë fatin e Atdheut. Në mesazhin e Metës lexohet qartë paralajmërimi,  se vjeshta politike do të jetë më e nxehtë sesa temperaturat e korrikut.  “Të dashur të rinj e të reja, shpresa dhe garancia e lirisë, sovranitetit e së ardhmes  europiane  së Shqipërisë. Është fakt se shumë prej jush përballen ende me pengesa, përjashtime, moskuptime dhe zhgënjime të mëdha, që ju kanë detyruar të gjeni forma të ndryshme për t’u arratisur nga ky realitet i papranueshëm, deri edhe në largim masiv nga Atdheu.

Përgjatë gjithë historisë sonë, luftës për liri e pavarësi dhe përpjekjeve për demokratizim, progres e begati të Shqipërisë, veçanërisht në momentet e tragjedive, kriza dhe sfidave të mëdha, populli ynë është ringritur dhe udhëhequr nga idealet, guximi, energjia, talenti dhe forca e rinisë, duke i bërë ballë çdo lloj vështirësie dhe shpartalluar çdo lloj kërcënimi.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, apeli im për të gjithë ju të rinj e të reja kuq e zi është: Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja dhe të atdheut tonë!

Është koha të mbroni të ardhmen e Shqipërisë dhe unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë!

Koha që zëri juaj të dëgjohet! Po, Shqipëria do bëhet nga rinia! nëse jo ju, kush tjetër?! O sot, o kurrë! ”