Të rinjtë e FRPD dhe LRI protestuan para Parlamentit: “E duam Shqipërinë, si e gjithë Europa”

562
Sigal

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes socialiste për Integrim protestuan përpara Parlamentit.

Kjo protestë konsiston në dy elementë, që pari simbolika e Bashkimit Europian që refuzon Edi Ramën dhe e dyta ishte refuzimi i mandatit  nga Endrit Hoxha, që kishte dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Janë 28 të rinj, që kishin veshur bluza mbi të cilat ishte stampuar secili vend anëtar në BE dhe i tregojnin kryeministrit Rama, mandatin e kuq.

“E duam Shqipërinë, si e gjithë Europa”, kjo ishte thirrja e tyre.

“Kjo është një ndër rrugët ligjore për të refuzuar mandatin dhe është mirë që disa gjëra të thuhen edhe në sy.

Nuk mund të marr dot një mandat ku kreu i këtij institucioni është personi i cili ka në supe vrasjen e 4 personave në masakrën e 2 prillit, në vitin 1991 në Shkodër.

Nuk mund të marr dot një mandat deputeti, ku pjesë e këtij Parlamenti janë hetues dhe prokurorë të diktaturës komuniste siç është zoti Xhafaj dhe zoti Braho. Nuk mund të marr dot mandatin e deputetit në një Parlament ku i ati i kreut të ekzekutivit, ka firmosur për varjen e poetit Havzi Nela. Ky mandat është mandati i këtyre të rinjve dhe i demokratëve dhe unë nuk mund të marr dot një mandat ilegjitim, duke hyrë fshehurazi në këtë Parlament.”, tha Hoxha, i cili refuzoi sot mandatin e deputetit.