”Të mbyllet sinjali i RTV ORA”/Mehmetaj: Urdhra qeverie, kohë diktature

374
Sigal

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora. Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, thotë se kjo që po ndodh është e njëjtë me diktaturën. ”Për ata qytetarë që kanë jetuar gjatë diktaturës: Çfarë aktesh të tjera duhet të bëjë kjo qeveri që ta kuptoni se autoritarizmi është rikthyer? A është parë e dëgjuar të mbyllen televizione me urdhra qeverie në ndonjë vend tjetër demokratik?”,-shkruan ndër të tjera, Mehmetaj në rrjete sociale.