Të mblidhet urgjent Kongresi!

148
Sigal

 

Prof.Dr. Tritan Shehu

Vazhdon cikli i ndëshkimeve të natës nga z.Basha!Po lexoj në media se z.Noka qenka shkarkuar nga detyra e tij si N.Kryetar i Komisionit të Sigurisë, dhe për më shumë është paralajmëruar për përjashtim nga Grupi Parlamentar… sepse paska folur a thënë diçka!!Sikur Noka të ishte Zhukovi i BS, që u shkarkua në ajër nga frika se mos nxirrte tanket në Moskë në mëngjes!I dyti “ndëshkim” ky, pa asnjë vendim kolegjial, pa u pyetur asnjë forum, as Grupi vete, i marrë nga z.Basha në orët e vona!Fill mbas atij për z.Berisha.Të dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracisë! Pra realisht të pavlefshme, nul! Ngjarje këto krejtësisht të gabuara për një Parti Demokratike! Ngjarje këto, që në fakt janë krejt në kundërshtim edhe me atë që ne duhet të bëjmë e të realizojmë.Në vend që të rrëzojmë Ramën, po “rrëzojmë” veten tonë. Një element më shume ky, që tregon sa i domosdoshëm është Kuvendi ynë Kombëtar, për të diskutuar e debatuar së bashku, për të dalë nga kjo spirale kaq e rrezikshme ndëshkimesh e përjashtimesh, që po u la kështu, asnjë nuk mund të parashikojë deri ku do shkojë e si do të përfundojë. Një gjë mund ta parashikojmë, faktin se kjo metodikë, këto “masa” nuk ndjellin asgjë të mirë për PD, demokratët, demokracinë shqiptare. Prandaj, sa më shpejt të shkojmë në Kongresin tonë!