Të hënën në orën17:00 nis seanca parlamentare

481
Sigal

Ashtu siç e parashikon kushtetuta e hëna e tretë e janarit shënon rinisjen e kuvendit. Seance plenare është parashikuar në 16 janar në orën 17:00, nga ku do të rinisë debati parlamentar për këtë sesion të ri.
Program i punës deri në shpërndarjen e kuvendit për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit pritet të jetë i ngjeshur, për shkak të reformës zgjedhore por dhe hartimit të rreth 40 ligjeve për plotësimin e kuadrit të reformës në drejtësi.
Po ashtu, deputetët deri në shpërndrjane e kuvendit do të marrin një vendim të rëndësishëm atë për zgjedhjen e presidentit të ri pas mbarimit të mandatit të Bujar Nishanit. I gjith ky proces pritet të kalojë jo pa debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Ajo çka do të ketë interes për këtë sesion është qëndrimi i Partisë Demokratike pasi ka paralajmëruar bojkot nëqoftëse nuk i plotësohet kushti për votim dhe numërim elektronik.