“Të flasin sheshet”, Këlliçi apel shqiptarëve për protestën e së hënës

229
Sigal

Kreu i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Belind Këlliçi, i ka drejtuar një apel qytetarëve ti bashkohen protestës së ditës së hënë.

Këlliçi shkruan në rrjetet sociale se PD thërret shqiptarët në protestës.

“Të flasin sheshet.

‘Partia Demokratike thërret shqiptarët në protestë!

Koha për protestë!”, shkruan në mesazhin e tij kreu i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Belind Këlliçi.

Më herët ishte Kryeministri Sali Berisha që i ka drejtuar një thirrje shqiptarëve për t´iu bashkuar protestës që do të nisë në orën 16:00, ku pjesëmarrësit do të mblidhen fillimisht te selia e PD për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë. Berisha ka deklaruar se protesta ka dy qëllime madhore: së pari vjedhjen e shqiptarëve nga afera e inceneratorëve, si dhe “Open Balkan”, për të cilin, ish-Kryeministri ka mbajtur një qëndrim të prerë, duke e quajtur një plan anti-shqiptar.

Nesër në Tiranë pritet të realizojë vizitën e tij Aleksandar Vuçiç,në kuadrin e takimeve të mëparshme të Ballkanit të Hapur, ndërsa sipas mediave serbe, ai ka deklaruar nënshkrimin e disa marrëveshjeve.