Listës së intelektualëve që kanë dalë hapur kundër votimeve të 30 qershorit, i shtohet edhe shkrimtari i njohur Bardhyl Londo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Londo jep arset e tij pse nuk do të votojë ditën e dielë.
“Të dielën nuk do të votoj sepse nuk dua të bëhem pjesë e një farse që do të na bëjë edhe një herë tjetër delen e zezë në mes të Europës”, shkruan Bardhyl Londo.
Postimi i plotë i Bardhyl Londos:
TIRANA BRENDA
“Të dielën nuk do të votoj sepse nuk dua të bëhem pjesë e një farse që do të na bëjë edhe një herë tjetër delen e zezë në mes të Europës. Pasi na kanë akuzuar për vite e ndoshta shekuj se s’ dimë të vetëqeversemi, tani do hyjmë në analet e historisë por edhe të humorit si vendi i vetëm me Europë që organizon zgjedhje monopartiake dhe i shet ato për demokratike.
Për të votuar për Tiranën sot e në vazhdim do të postoj disa vjersha nga cikli shkruar dy vitet e fundit “TIRANA BRËNDA”.
THERRJA E PLEPAVE BUZE LANES
Ata ishin paqesore
si nje tufe pellumbash mbi lendinen e gjelber.
Ata ishin naive
si rekrutet rishtare qe i nisin me muzike kahsapanes te luftes
dhe nuk e marrin me mend se cfare i pret.
Ata ishin delikate
si virgjereshat para se ti bejne fli.
Po erdhen ca njerez te cuditshem
me sharra dhembemedha ,
me nofulla katalanesh,
me sopata tehmprehta
dhe i therren plepat pa meshire.
Kasape ishin,
kasape te gjithe.
Shtrire ashtu pa jete,
kufoma pa emer,
pa identitet,
flakur pa meshire ne morg pas nje masakre,
te mbytnin lotet kur i shikoje,
por askush nuk u perlot,
askush nuk u hodhi nje tufe lule
per ti percjelle drej asgjese.
Vetem vone,
kur i hipen mbi ca makina perbindsha per ti cuar ne fabriken e letres,
nje tufe gjinkallash
si nje tufe vajtojcash
ra permbys mbi cungjet e gjymtuar
dhe ja dha kujes.
Naten qyteti fjeti i qete.
Nuk e di cfare endrash pa.
Me siguri endra
ku ujqit i shfaqeshin si qengja
dhe thertoret si lulishte.
Kasape jane te gjithe,
kasape.