Taulant Dedja: USA të na kërkojë falje, pse e mbajti Enver Hoxhën dhe kastën e tij 45 vjet në pushtet!

869
Sigal

Taulant Dedja, ish deputeti socialist ka reaguar pas postimit të një statusi në tëitter të ambasadorës së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila shkruajti se ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka lidhje me flamurin amerikan të ngritur në manifestimin e djeshëm në Tiranë. Ish deputeti socialist Taulant Dedja, i adresohet ambasadores Kim, dhe me një ton të thellë ironie, shkruan Zonja Kim, pa Jong, duke bërë analogji me diktatorin e Koresë së Veriut, i kërkon që USA të kërkojë falje nga shqiptarët pse mbajti 45 vjet në pushtet Enver Hoxhën, duke nënkuptuar, se me këtë qëndrim publik të ambasadores Yuri Kim, po sponsorizohet politikisht edhe regjimi i Edi Ramës, i cili e ka çuar Shqipërinë shumë pranë një grushti shteti, pas ka kryer grusht kushtetues, me shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese, me miratimin e ligjeve, të cilat cenojnë rëndë të Drejtat themelore të Njeriut, lirinë e Fjalës dhe të Shprehjes, etj. Taulant Dedja:  Zonja Kim pa Jong, USA bën mirë si fillim të na kërkojë falje pse e mbajti Enver Hoxhën dhe kastën e tij 45 vjet në pushtet!