‘Taulant Balla zëdhënës i grupit të Bashës’/ Spaho: Prag diktature…Nikolla shkeli kushtetutën

187
Sigal

I ftuar në një emision, deputeti i PD-së Edmond Spaho, tha se Lulzim Basha po mbrohet nga mazhoranca dhe ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në marrëveshjen e fshehtë të 17 majit 2017.

Spaho theksoi se ‘fakti që dje në mbrojtje të këtij vendimi u ngrit Taulant Balla dhe foli si zëdhënës i grupit parlamentar të PD-së, ishte mjaft i turpshëm, pasi asnjë nga ata që kishin marrë këtë vendim nuk foli por lanë Taulant Ballën pasi ishte zëdhënësi i vërtetë i këtij grupimi në parlament’.

Spaho: Zonja Nikolla veproi në thyerje të kushtetutës dhe kundërshtim me rregulloren e kuvendit, pasi nuk është në tagrin e saj të përjashtojë deputetë nga grupi parlamentar, pasi deputeti është i zgjedhur dhe përfaqëson popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues. Deputetët ose vetëdeklarohen ose janë pjesë e grupit parlamentar në përputhje që dërgon KQZ në bazë të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Zonja Nikolla ishte në thyerje të kushtetutës dhe rregullit, dhe shërbeu si levë e Lulzim Bashës për të larguar ‘kundërshtarët’ e tij nga grupi parlamentar.

Nuk habitem nga roli i Ballës si zëdhënës i Bashës, pasi shenjat janë që në marrëveshjen e 17 majit, dhe fakti që jemi në një lëvizje të filluar prej 9 shtatorit është rrjedhojë e bashkëpunimit dhe kthimit të opozitës në një farsë. Problemi nuk është i brendshëm i PD-së por është një problem i madhe i shoqërisë shqiptare, po përpiqen të eliminojnë opozitën, të ruajnë një opozitë farsë në parlament, dhe në këtë mënyrë të vazhdojë të sundojë Rama si mazhorancë dhe Basha të vijojë ti shërbejë si gjoja opozitë. Në Shqipëri po zhduket pluralizmi. Nuk është një problem i brendshëm i PD-së dhe një grupi deputetësh por është një problem i madh shoqëro. Duhet ti bëhemi barrikadë kësaj të keqe pasi po rikthehemi në periudhën e diktaturës dhe veprimet e djeshme ishin tipike si të diktaturës ku njerëz përjashtohe dhe po përpiqeshin ti largojnë nga skena politike, ta detyrojnë popullin shqiptar ta pranojë këtë realitet dhe ata që janë kundër të mos kenë zgjidhje por vetëm të largohen nga Shqipëria.
Fakti që dje në mbrojtje të këtij vendimi u ngrit Taulant Balla dhe foli si zëdhënës i grupit parlamentar të PD-së, ishte mjaft i turpshëm, asnjë nga ata që kishin marrë këtë vendim nuk foli por lanë Taulant Ballën pasi ishte zëdhënësi i vërtetë i këtij grupimi në parlament.